KPK Faktoi pengmarrjen e simboleve të PD përmes Blerina Muçës/ Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar nga ky vendim?

Diel, 07 Janar 2024 01:52

Si shkeli ligjin gjyqtarja Blerina Muça për të mbajtur peng simbolet e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike prej më se dy vitesh ka mbetur peng i gjykatave politike të Edi Ramës. Kamikazë si Blerina Muça, e cila në kundërshtim me ligjin ka pranuar si palë Enekelejd Alibeajn, gjë të cilën me shumë vonesë e ka evidentuar edhe Komsionit të Pavarur të Kualifikimit , institucion që pranon se se ky vendim i kësaj gjyqtareje është në kundërshtim me ligjin. 

 
 

Image

Për këdo që ka sy e veshë çështja sot është shumë e qartë, zvarritja, pengmarrja bëhen me urdhër politik. Kjo gjë u vu re edhe nga rëgimet e njëpasnjëshme të pengjeve të Ramës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila u shpreh se gjyqi i Apelit është kryer me shkelje ligjore. Menjëherë pas vendimit Lulzim Basha nxori Karabinën e tij për t’I bërë presion gjykatave dhe lutje Edi Ramës që të mos lejojë t’i marrin vulën anëtarët e PD, demokratët e vërtetë.

Një shqyrtim tjetër i Apelit është i qartë, simbolet e PD-së u takojnë demokratëve dhe jo pengjeve, por a do mund të jetë edhe trupa tjetër e Apelit e lirë të marrë një vendim konform ligjit, kjo mbetet për t’u parë.

Gjithësesi një dëm kolosal është bërë. Partia më e madhe e opozitës ka hyrë dy herë në zgjedhje pa simbolet e saj dhe pa emrin e kryetarit në listë. Financat që i takojnë partisë i kanë marrë dhe shpërdoruar një grusht matrapazësh të kapur nga Edi Rama.

Image

ImageImage

Pyetja për sistemin e drejtësisë së “reformuar” është: Kush e paguan dëmin që ka shkaktuar vendimi i gjyqtares Blerina Muça?

A quhet zhdëmtim vetëm largimi i saj nga drejtësia?

Po sorollatja e opozitës kaq vite prej një vendimi anti ligjor si do të kompensohet?

Po ambasadorët që shkuan dhe i bënë presion gjyqtarëve a do të mbajnë ndonjë përgjegjësi për shkelje hapur të konventës se Vienës dhe ndërhyrje të tilla absurde për të diktuar vendime të gjykatave të një vendi sovrant, të cilit ata pretendojnë se i kan ndihur për t’i bërë reformen në drejtësi?

Është shumë e qartë në vendimin e zbardhur të KPK shkelja e ligjit dhe si pasojë vendimmarrja absurde.

Modifikuar më Diel, 07 Janar 2024 01:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...