Dhunimi i tre shqiptarëve në Mal të Zi/ Berisha: Akt kriminal racist i rëndë

Diel, 07 Janar 2024 21:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aktin e rëndë të dhunimit të tre shqiptarëve në Mal të Zi.

Berisha shkruan se, ky është një akt i rëndë me motive raciste. 

 

Kryetari i PD-së, ka kujtuar edhe dhunën policore të ushtruar ndaj ish-këshilltarit të presidentit, Petraq Milo.

Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Një akt kriminal racist i rëndë!

Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.

Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar. #sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...