Balluku i faturon Veliaj përgjegjësinë për inceneratorin: Ministria ka vepruar konform ligjit

Hënë, 08 Janar 2024 19:59

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku i ka faturuar përgjegjësinë për inceneratorin e Tiranës, kryebashkiakut  Erion Veliaj, duke thënë se ministria që ajo drejton ka përmbushur çdo detyrim,  sa i përket njësisë së zbatimit të projektit. Deklaratat e Ballukut, u bënë gjatë përmbledhjes vjetore të punës së  dikastereve që ajo drejton, ku shmangu përgjigjen, lidhur me shpalljen e  Artan Gaçit,  investitor strategjik, në një kohë kur bashkëshorti i ish-ministres po hetohet për falsifikim dokumentash për pronat në Himarë.  

 

SYRI TV

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka hequr përgjegjësinë nga vetja dhe ministria që ajo drejton sa i përket inceneratorit të Tiranës, duke ja deleguar atë bashkisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. E pyetur per mosfunksionimin e njësisë së zbatimit të projektit, Balluku u shpreh se ministria e infrastrukturës ka kryer të gjitha detyrat, duke ja faturuar përgjegjësinë bashkisë së drejtuar nga Erion veliaj.  

Ndërsa qeveria do të zgjasë afatit e ligjit për invenstitorët stratëgjik, deri në miratimin e ligjit të ri, në një kohë kur bashkëshorti i ish- ministres, Xhaçka, Artan Gaçi, po hetohet lidhur me falsifikimin e dokumenteve për pronat në Himarë, zv.kryeministrja ju shmang pyetjes, nëse shpallja e tij  investor strategjik, ishte një gabim i qeverisë Rama.  

Në konferencën vjetore ku bëri një përmbledhje të  punës së sektoreve të energjisë dhe infrastrkturës, Balluku  shpalosi prioritetet për vitin 2024,  ku pritet të hapet gara ndërkombëtare për hekurudhën,  Durrës- Prishtinë,  përfundimi i tunelit të Llogarasë,  përfundimi i unazës së madhe në kryeqytet  dhe zgjerimi  i autostratës Tiranës- Durrës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...