Propozimi për ligjin e shpifjes/ Bardhi: Basha, njeriu që është dënuar më shumë nga të gjithë për shpifje, propozimin e tij e ka zili edhe Rama

Hënë, 08 Janar 2024 20:01

Lulzim Basha ka propozuar një projektligj në Parlament për të dënuar me burg shpifjen. I pyetur se ky propozim vinte pas deklaratave të tij se Basha, kishte fituar dy kate të një kulle në Tiranë, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardha tha për gazetarin e News 24, Osman Stafa, se një propozim të tillë do e kishte zili Edi Rama. Gjatë intervistës, Bardhi tha se Basha është dënuar më shumë për shpifje.

Bardhi: Në parantezë unë nuk kam bërë asnjë akuzë, kam thënë një të vërtetë dhe besoj jeni njohur edhe me dokumentacionin ligjor që e vërteton këtë gjë. Deputeti nuk ka imunitet nga shpifja. Pra nëse një deputet bën një shpifje ai mund të çohet në gjykatë, qoftë në një proces civil apo penal. Deri në vitin 2012, shpifja në Kodin tonë Penal ka qenë dënim me burg dhe ka qenë një kërkesë e BE-së që të dekriminalizohej vepra penale e shpifjes, pra të mos kishte dënim me burg. Prej vitesh, OSBE-ODIHR, kryesisht ODIHR bën thirrje për dekriminalizimin total të shpifjes. E shikoj këtë lëvizje të zt. Basha si një lëvizje dëshpëruese për t’i mbyllur gojën deputetëve të opozitës që denoncojnë aferat e qeverisë. 

 

Këtë ligj do ta kishte zili dhe do të donte ta propozonte Edi Rama. E ka propozuar kolegu Basha, nuk e di me çfarë motivi apo logjike duhet të dënohet deputetët që denoncojnë Edi Ramën. Por zt.Basha duhet të jetë një nga deputetët që është dënuar më shumë si shpifje dhe nëse do të zbatohej ky ligj sot do të ishte jo vetëm pa mandat deputeti, por duhet të ishte edhe në burg. Është një nga deputetët që është dënuar më shumë. Vetëm Taulant Balla mund të ketë fituar tre apo katër gjyqe për shpifje. Nëse do të ishte kjo dispozitë, sot Lulzim Basha duhet të ishte në burg se ka shpifur për Taulant Ballën se ka thënë është i lidhur me krimin. Në fakt nuk ka shpifur, kjo është e vërtetë e madhe. Ne nuk jemi oficerë të policisë gjyqësore. Zt. Basha dëshiron t’i kthejë në oficerë të Policisë Gjyqësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...