Berisha: ‘Skapistët’, grup i strukturuar kriminal në një institucion të diktaturës, mbylli dosjet e vjedhjes së votave 184, 139

Hënë, 08 Janar 2024 20:06

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi prokurorët e SPAK si një grup i strukturar kriminal të cilët operojnë në një institucion të diktaturës.

Sipas denoncimit të Berishës, ‘skapistët’ mbyllën dosjet e mëdha të krimit, dosjet e vjedhjes së votave 184, 139. 

 

Berisha: Këto ditë mësova se mercenarët e skapit kanë thirrur në skap, shoferin e kryetarit të një dege të PD-së. E kanë thirrur sepse ditën e votimit i kanë gjetur në makinë, gjënë më normale, listat e votimit të qendrës së tij të votimit, të cilat janë publike nuk kanë asnjë sekret.

I kanë gjetur rrogën e të shoqes që e kishte marrë atë ditë dhe po e çonte në shtëpi.

Këto ditë thërrasin kryetarin e partisë dhe ky u thotë, pse më thërrisni, pse jam thirrur këtu. Ai e shikon me kërcënim.

Ky kryetari ynë, i thotë; mos duhet të jap dorëheqjen dhe ai i thotë që duhej ta kishe dhënë me kohë dorëheqjen nga partia jote.

Pra këta kriminelë, ky grup i strukturuar kriminal në një institucion të diktaturës, mbyll dosjet e mëdha të krimit, 184, 139. Vangjush Dakon nuk e bënë përgjegjës për dosjen elektorale, por për të çarat e një pallati.

Kurse për vjedhjet, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën, Pjerin Ndreu e shumë të tjerë, as nuk janë thirrur dhe nuk thirren fare.

Çfarë do të thotë kjo miqtë e miq për demokracinë dhe PD-në. Kjo do të thotë, ministra, Edi Rama, vidhni sa të mundni zgjedhjet se ne u mbyllim dosjet.

Në këtë mënyrë këta kriminelë që nuk kanë as moral as nder, shndërrohen në kriminelë elektoralë, aq sa Edi Rama, Damian Gjiknuri, sa Ulsi Manja, sa Pjerin Ndreu, Vangjush Dako dhe gjithë të tjerët.

Ftoj shqiptarët të pyesin sot dhe veten, cila është alternativa jonë, a kemi ne të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë.

Pse gjer në vitin 2013, shqiptarët lëviznin të lirë, por popullata rritje nga viti në vit.

Kurse sot, ky vit do të hyjë në histori si viti në të cilin numri i shqiptarëve u pakësua në mënyrë dramatike.

Shqiptarët faktikisht u përgjysmuan.

Ky vit do të hyjë në histori si viti në të cilin, vdekjet dominuan mbi lindjet në këtë vend, ndofta hera e parë në të gjitha kohërat.

Nëse shtrojmë këto pyetje ne kemi vetëm një përgjigje; ose të largohemi të gjithë nga ky vend. Një liri të vetme që Rama respekton.

Ose të ngrihemi fuqishëm të pamposhtur, besimplotë dhe të përmbysim regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së Shqipërisë.

Qytetarë dhe qytetare!

Askush mos mendojë se Rama është shumicë, por do të them ju këtu, se një pakicë idealiste është dhjetë herë më e fuqishme se një shumicë amorfe, se një shumicë e trembur, se një shumicë e frikësuar.

Ndaj dhe ne jemi të betuar, të vendosur që këtë betejë pa kthim ta vazhdojmë gjer në përmbysjen e regjimit antishqiptar, diktatorial, hajdut, trafikantë, narkomanë të Edi Ramës.

Miqtë e mi!

Përshëndetjet më të përzemërta demokratëve në mbarë Shqipërinë dhe i bëj thirrje, le të shndërrojmë ne këtë dimër në pranverën e vërtetë të demokracisë, triumfit të idealeve tona.

Rikthimit të shpresës tek shqiptarët dhe përmbysje së regjimit të kalbur të Edi Ramës, regjimit antishqiptar të Edi Ramës.

Së fundmi, në rrugën e Shpresës vërshon drita, në Surrel thellohet terri, errësira.

Edi Rama nuk ke të ardhme.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Zoti ju bekoftë.

Faleminderit shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...