Shkullaku: Shqipëria po kalon periudhën më të errët në historinë e saj. 2024 do të jetë një vit edhe më i keq

Tuesday, 09 Janar 2024 00:17

Analisti Armand Shkullaku, gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me atë që pritet në Shqipëri gjatë vitit 2024, është shprehur se vendi ynë po kalon periudhën më të errët të historisë së saj, të paktën në 32 vitet e fundit.

Sipas Shkullakut, 2024 pritet të jetë edhe më i keq se viti që sapo mbyllëm, atë 2023.

‘Sot kemi një njeri të vetëm që kontrollon ekzekutivin. Ku ndryshon ministritë si ti teket, si Enver Hoxhës, bashkon ekonominë me kulturën. Nesër mund të bashkojë drejtësinë me shëndetësinë, se thotë duhet të kemi shëndetësi të drejtë për të gjithë.

Një njeri që e ka totalisht nën hyqëm ekzekutivin dhe i ka një lodër në dorën e vet. Ne kemi një kryeministër që kontrollon të gjithë pushtetin legjislativ.

Ne pamë se si parlamenti në 5 minuta voton gjënë më të rëndësishme për qytetarët, buxhetin. Për të mos folur pastaj për të drejtat politike të opozitës.

Ne kemi një njeri që kontrollon të gjithë pushtetin lokal, kontrollon pjesën dërrmuese të medieve.

2024 do të jetë një vit i errët mendoj unë, se do ti japi dërrmën përfundimtare edhe një iluzioni që e kishin disa, që drejtësia e re e kishte fuqinë për të bërë diçka për mirë në këtë vend, për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë dhe për ta korrigjuar atë.

Ne pamë në 2023 që drejtësia totalisht, qoftë në rastin e zgjedhjeve, qoftë në rastet e hetimeve për korrupsion ka qenë gjithmonë në shërbim të një njeriu të vetëm.

2024 do të jetë noterizimi i fundit, që drejtësia e re do të jetë një nga veglat që përdor Edi Rama sa herë që ka nevoja politike.

Nuk besoj se edhe në 2024 do të lindë diçka e re që do të mund të ju jap shpresë shqiptarëve që gjërave në këtë vend mund të ndryshojnë.

2024 do të ketë prapë ikje të njerëzve nga Shqipëria. Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një periudhë më të errët në historinë të paktën 32 vjeçare të Shqipërisë’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...