Bushati bie dakord me Haxhiun: Jemi larguar nga tranzicioni, jemi kthyer nga diktatura në diktaturë

Tuesday, 09 Janar 2024 00:20

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka folur për situatën politike në vend dhe çfarë pritet të ndodhë përgjatë vitit 2024.

Në debat e sipër me panelistët e ftuar, Bushati ra dakord me Baton Haxhiun, i cili u shpreh se në vitin 2024 Shqipëria largohet nga tranzicioni, pasi sipas analistit, tani jemi në pikën që jemi larguar nga tranzicioni se jemi kthyer nga diktatura në diktaturë. 

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

Bushati: Vërtetë ky është viti që na largon nga tranzicioni. Këtu bie dakord me Batonin. Po çfarë kemi quajtur ne tranzicion, kemi quajtur periudhën kur kalon nga diktatura drejt demokracive liberale. Po tani jemi në pikën që jemi larguar nga tranzicioni se jemi kthyer nga diktatura në diktaturë. Pra e kemi fshirë tranzicionin po jo duke arritur në pikën që kishim qëllim por duke u kthyer në pikën ku jemi nisur.

Haxhiu: Nuk mundem menjeherë pa reaguar. Se demokracitë liberale janë në krizë gjithandej, nuk janë vetëm në Shqipëri. Demokracia liberale asnjëherë nuk ka qënë më në krizë.

Bushati: Po në më të keqen e saj është më e mirë se një diktaturë apo se një regjim autoritar.

Haxhiu: Nuk kam dilemë në atë pikë, por demokracitë liberale e kanë prekur fundit jo se skanë ide por janë të atakuara...

Bushati: Pra më mirë të kthehemi në diktaturë, të bëhemi flamurtar për botën dhe ti themi që sistemi juaj perëndimor, kapitalist, me ekonomi tregu po dështon...

Haxhiu: Sa po afrohemi pak prap u largove nga unë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...