Basha tërbohet nga vizita e deputetëve të PD në SHBA, ndërkohë vetë shkon si vartës i Gjylametit në Strasburg

Premte, 19 Janar 2024 22:37

Gjatë konferencës së sotme për mediat, deputeti Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të deputetëve demokratë, ku sipas tij shpërblehen financiarisht nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, për të shkuar në ShBA për ‘Mëngjesin e Lutjeve’.

Por tjetër gjë është tërbimi i Bashës në këtë rast dhe tjetër gjë janë faktet, pasi sipas një dokumenti të siguruar nga SYRI, Lulzimi ka marrë ftesë nga kolegia e tij e PS, Blerina Gjylameti, për të qënë pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. 

 

Kjo shkresë i ka shkuar për miratim Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit.

Basha në konferencë: U shpërblyen me financim nga Lindita Nikolla të udhëtimit të tyre të përbashkët për ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Amerikë, do shkojnë krahë për krahë se ‘Mëngjesi i Lutjeve’ nuk është opozitë, aty pastaj çfarë është, ekskursion është, që shkojnë krahë për krahë me Gjiknurin, me Çuçin e me të tjerët, çfarë është? Pra kjo është pafytyrësia e politikës së përditshme, këto janë fakte.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...