Gazetari Ermal Rizaj gozhdon Bashën: Nuk mohon dot milionat e gruas te ‘Lion Park’

Premte, 19 Janar 2024 22:40

Gjatë konferencës së sotme Lulzim Basha është gozhdur nga gazetari i Syri.Tv, Ermal Rizaj, pyetje të të cilit nuk iu përgjigj dot asnjërës.

Basha nuk mundi dot të mohojë faktin e milionave lekëve prona, të cilat i ka regjistruar në emër të bashkëshortës dhe kunatit të tij.

 

Por burim i këtyre të ardhurave janë gjobat që Basha ka vënë si kryetar opozite ndaj bizneseve, gjë për të cilën është akuzuar publikisht edhe nga Gazmend Bardhi, por edhe para të pazareve të tij me Edi Ramën duke shitur kauzat opozitare.

 

Debati mes Rizait dhe Bashës:

 

Rizaj: Zoti Bashan në fjalën tuaj ju denoncuar çështjen e kullave. Në vitin 2022 në deklaratën e ILDKPI bashkëshortja juaj dekralon se ka përfituar nga trashëgimia 5 apartamente, 5 garazhe, 5 llogari bankare me shuma të ndryshme këto llogari bankare. A ndodhen në “Lion Park” këto apartamente dhe garazhe për të cilat ju keni akuza publike.

Basha: Edhe njëherë kjo është një përpjekje, perpjekja më e ulët në debatin publik është të sulmosh personin që po lançon idetë. Nuk merren me idetë e mia, nuk merren me Refomën Zgjedhore…

Rizaj: Më jepni përgjigje për pyetjen sepse keni akuza publike..

Basha: Nuk merresh me çështjen merresh me personin, ko është taktikë e vjetër. Unë kam bërë propozime konkrete, ligji për vetting politikanësh, konrolli i pasurive…Kush ka dyshime për mua t’i drejtohet SPAK-ut.

Rizaj: Zoti Basha ju lutem, edhe për etikën e konferencës. Unë ju bëra një pyetje,

Basha: Ermal e more përgjigjen. Edhe një pyetje keni.

Rizaj: Zoti Basha pse e keni kaq problem të përgjigjeni. I keni apo jo këto apartamente.

Basha: I kam deklaruar çdo vit në ILDKPI, i kam deklaruar.

Rizaj: Zoti Basha i keni apo jo te “Lion Park” se qytetarët nuk e dinë vendodhjen. I keni në atë vend apo jo?

Basha: Thuaju të votojmë vettingun. A janë të gatshëm pronarët e tu?

Rizaj: Të gatshëm janë dhe mbajnë përgjegjësi. Zoti Basha keni përgjigje për pyetjen apo jo?

Basha: Përgjigjen e more…

Rizaj: Një akzionist që ju nuk ia thoni emrin ju ka bërë akuza publike.

Basha: Aksionionistët shkojnë  e vijnë, e vërteta mbetet

Rizaj: Po ju emrin nuk ia përmendni, se ju ka bërë akuza publike..

Basha: Aksionistët shkojnë e vijnë..

Rizaj: Garazhet dhe apartamentet mbeten

Më poshtë deklarata e pasurisë së bashkeshortes se Bashës, të cilën ai nuk e mohoi dot edhe pse u përpoq gjithë kohën të intimidionte gazetarin Ermal Rizaj.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...