Kujt i shërben “republika e prokurorëve”?

Premte, 19 Janar 2024 22:54

I gjithë procesi zhurmëmadh i dosjes së privatizimit të klubit Partizani, nuk ka treguar gjë tjetër veçse një përkim interesash mes prokurorëve dhe kryeministrit. Të parët vendosën në mënyrë të paligjshme ta zhvishnin Berishën nga imuniteti dhe më pas të kërkonin arrestin pa një proces të rregullt parlamentar. Deputetët socialistë e çeritifikuan me votat e tyre këtë praktikë, duke i njohur spakistëve më shumë të drejta sesa u njeh kushtetuta dhe ligji. Ata sanksionuan se heqja e lirisë së një të zgjedhuri nga populli, mund të bëhet edhe pa bekimin e kuvendit, madje ngritën kartonat për për të miratuar edhe masën e arrestit, pa qenë nevoja që akuza të paraqesë prova. Ky qe një moment  që shumica parlamentare të tregohej e vëmendëshme për ekulibrin dhe kontrollin e pushteteve, ndonëse këtë herë po i “bihej në qafë” kundërshtarit të saj më të madh politik. Rama dhe të tijët nuk e bënë. Të flasësh pas kësaj për rrezikun e republikës së prokurorëve, është thjeshtë hipokrizi.

Deri më tani, në procesin kundër Berishës, SPAK-u ka kryer pikërisht atë që Edi Rama dhe të tijët e kanë imagjinuar në ëndrrat e tyre më perverse. Misionin që se realizoi dot Basha me përjashtimin, që s’pati mundësinë ta bëjë KQZ me tentativat për ti djegur mandatin, që se arritën dot gjykatat me rëmbimin e vulës, po e realizon SPAK-u me izolimin e Berishës. Dhe kulmi do të jetë nëse pas pesë muajsh, heronjtë e fëmijëve tanë, në bashkëpunim me deputetët rilindas, do ta përjashtojnë Berishën nga parlamenti, me justifikimin se nuk është paraqitur në punë.  

E njëjta fabul si me liderin e opozitës po përsëritet nga SPAK edhe me një nga krerët e minoritetit grek në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme po i bën kryeministrit atë dhuratë, që refuzoi t’ia jepte populli i Himarës. Kush e mban mend fjalën e Ramës, në një miting me sfond nga deti, do të kujtohet se ai u lut pikërisht për këtë: “Mos më detyroni mua të bashkëpunoj me këtë gagaç, injorant”. Pakica greke dhe shumë shqiptarë, vendosën me votë pikërisht këtë gjë. Por ama, kërkesën e Ramës e bëri të mundur SPAK, që jo vetëm e mban në burg Belerin, me pretendimin se ka shpenzuar 40 mijë lekë për të blerë vota, por pa e lënë të bejë dhe betimin, ndonëse ende prezumohet si i pafajshëm. 

Në këtë rast, prokurorët e SPAK nuk kanë asnjë ndryshim, as nga dallkaukët rilindas të punësuar në drejtorinë e burgjeve, as nga ata xhandarët politikë që llahtarisën varrezat e Himarës, në ditën e varimit të gjyshes së Fredi Belerit.

Këto dy raste tregojnë se prokurorët e SPAK, janë kapluar nga një servilizëm dhe frikë që i bëjnë të duken ëngjëj, Alush Dragoshin apo Arben Qeleshin e kohës së Berishës së parë. Ata po sillen si vegla të të pushtetshmit të radhës. Prandaj deklaratat e Ramës për rrezikun e republikës së prokurorëve, ato që ai i thotë në biseda private diplomatëve, paralajmërimet që u bën drejtorëve të administratës për të mos bashkëpunuar me SPAK, nuk duhen marrë aspak seriozisht. Ato ose janë një pjesë e një taktike të vjetër të atij që hedh gurin e fsheh dorën, për të mbuluar me sa mundet faktin se reforma e amerikanëve dhe evropianëve është kapur nga rilindja, ose thjeshtë paranoja e një të gjithpushtetshmi që i ka mbetur edhe ndonjë segmet minimal brenda SPAK-ut pa e kontrolluar.

Por, pavarësisht se cila nga këto hipoteza është më pranë realitetit, faktet e deritanishme tregojnë se shoqëria jonë nuk rrezikohet aspak nga një bandë prokurorësh që mund të bëhen të pakontrollueshëm prej forcave të tjera brenda sistemit. Reziku është gjithmonë ai i njëjti, ai i përdorimit të drejtësisë si një vegël që pushteti ia kundërvë rivalëve të tij politikë. Frika nuk është tek instalimi i një “republike prokurorësh”, që prezumon fuqinë e tyre përtej ligjit, por tek shndërrimi i tyre në dordolecë të paligjshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...