Berisha: Rasti ‘Qyno’, damkosi skapin politik të Ramës! Analistët e turpëruar nga opozita, vegël e mjerë e diktaturës

Premte, 19 Janar 2024 22:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te vendimi i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në OKB për rastin e gazetarit Elton Qyno, i cili pezullon të gjitha masat e marra nga ana e SPAK, ku sipas tij damkosi ‘skapin’ politik të Edi Ramës.

Berisha u ndal edhe te mos solidarizimi i kolegëve të gazetarit Qyno i cili u rrëmbye nga prokurorët e SPAK, të cilët nuk raportuan këtë vendim të komitetit të OKB-së, por në studiot televizive thonin se sa keq po ‘qeveris opozita’. 

 

Sipas Berishës, këta nuk janë analistë, por banalistë, lakej, servilë dhe një vegël e mjerë e diktaturës.

Berisha: Të dashur miq! 

Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, damkosi skapin politik të Edi Ramës.

E urdhëroi pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili u rrëmbye nga skapistë banditë, vetëm e vetëm se në arkivën e dosjeve të tij, ishte dosja e krimeve të Edi Ramës.

Bisedat telefonike të pafundme me SKY ECC dhe Encrochat me banditë në Shqipëri dhe Europë.

Vetëm e vetëm se në arkivën e tij ndodhej dosja e Taulant Ballës, këtij eksponenti të krimit të organizuar në Shqipëri dhe Ballkan. Ne dosjen e tij ndodheshin bisedat e gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur këmbë e krye me krimin.

Edhe disa netë më parë e kam denoncuar dhe sonte me dhimbje e denoncoj. Nëse për gazetarin Elton Qyno, u mblodh forumi më i lartë botëror për të drejtat e njeriut, foli dhe vendosi me emergjencë, këtu në vendin e narkodiktaturës, përveç se një organizate të gazetarëve të gjitha të tjerat heshtën për krimin e tyre.

Miqtë e mi!

Në tërësi të gjitha studiot televizive me ndonjë përjashtim të vogël e quajtën të parëndësishme, ti kushtonin aktit primitiv të rrëmbimit të kolegut të tyre një debat, një emision, apo diçka të kësaj natyre.

I ndiqja mbrëmë. Përsëri censuruan lajmin. 90 % e tyre merreshin, se sa keq po qeveris opozita. Për ta qeveria nuk ekziston. Banalistë, lakej, servilë.

Ndjeheshin të turpëruar sepse deputetë të opozitës në mosbindje civile, grumbullojnë karrige në parlament, apo shkulin mikrofona.

U bëj thirrje, kujtohuni edhe njëherë se çfarë pozicioni keni marrë.

Ky është pozicion turpi. Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, por të përpiqesh të paraqitesh si i turpëruar me aktet e tyre të guximshme, tregon se je një vegël e mjerë e diktaturës, se je i skllavëruar.

Kjo ndodhi. Ndaj dhe qytetarë ktheni kokën ku shikoni skena të tilla. I përçmoni me kthimin e kokës.

U bëj thirrje gazetarëve, analistëve, të qëndrojnë për vlerat, të qëndrojnë në misionin e tyre. Të mos harrojnë se misioni i tyre është frymëzim, e vërteta.

Mjaft më me moton se sa keq po qeveris opozita.

 Turp, turp, turp.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...