Berisha: Vuçiç dhe Rama, s’ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës

Diel, 21 Janar 2024 21:51

Kryedemokrati Sali Berisha i është referuar prijësit legjendat, Skënderbeut dhe Ibrahim Rugovës si gjeniu i politikës, si frymëzim për të mbrojtur kauzat e drejta për të cilat demokratët po protestojnë për 22 ditë resht.

‘Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës’, u shpreh Berisha.

 
 

Berisha: Të dashur miq!

Partia Demokratike, fill pas themelimit të saj do të shndërrohej në mbështetjen më të fuqishme të presidenti Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Do të shndërrohej në promotor i pazëvendësueshëm i përpjekjeve të shqiptarëve në Kosovë për liri dhe dinjitet kombëtar.

Dua të sjell në mendjen tuaj, se armiqtë më të egër Ibrahim Rugova i kishte në Beograd dhe në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri ai do të ju deklaronte shqiptarëve dhe botës se, erdha me ftesë të Sali Berishës.

Në një solidaritet të madh me përpjekjet e demokratëve për të përmbysur diktaturën, refuzoi në mënyrë kategorike protokollin e diktaturës për të vendosur lule të varri i diktatorit.

Cili ishte qëndrimi.

Diktatura dërgoi skuadrën e pushkatimit për të ekzekutuar Rugovën për aktin e tij.

Cili është qëndrimi i bastardit të bllokmenëve hoxhistë të Edi Ramës.

I njëjti me Vuçiçin, armiqësor, sepse Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Ndaj dhe them dhe njëherë, ky Skënderbe me penë, mendje dhe diplomaci sot nuk ka një bust, nuk ka një shtatore në kryeqytetin e Shqipërisë.

Prej kaq vitesh, Edi Rama dhe Erion Veliaj mbajnë në magazina shtatoren e Ibrahim Rugovës.

Edi Rama në vizitën e parë në Kosovë, shkoi me misionin e sulmit ndaj Ibrahim Rugovës.

Qëndrimet e tij ndaj pavarësisë së Kosovës janë të njëjta me ato të Beogradit. Urrejtja e tij për Rugovës është urrejtje për veprën e tij, pavarësinë e Kosovës.

Miqtë e mi!

Është me rëndësi të kujtojmë dhe nderojmë prijës të pavdekshëm legjendar si Skënderbeu, gjeni të politikës së Ibrahim Rugova, sepse ata na frymëzojnë ne dhe çdo shqiptar që të ngrihen të mbrojmë me të gjitha kushtet dhe mjetet kauzat e drejta, kauzat e drejta nuk vdesin kurrë, nuk mposhten kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...