Berisha: Këtë natë nderojmë Ibrahim Rugovën. Shqiptarët s’kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e tij

Diel, 21 Janar 2024 21:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nderuar në këtë 21 janar, Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, gjatë protestës në mbështetje të tij kundër vendimit politik të gjykatës së dirigjuar nga Edi Rama.

‘Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës’, u shpreh Berisha.

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta!

Mirënjohje të pakufishme, për secilin prej jush, për guximin, vendosmërinë tuaj në këtë betejë epike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Me qëndresën, rezistencën tuaj, ju frymëzoni dhe do të frymëzoni çdo ditë, çdo shqiptar që aspiron për lirinë e tij.

Çdo shqiptar që konsideron thelbin e qenies së tij, të lirisë së tij, dinjitetin njerëzor.

U bënë tre javë që ju çdo natë, në çdo kohë, në muajin më të idhët të vitit për motin, mblidheni në ‘rrugën e Shpresës’ dhe e shndërruat atë jo vetëm të shpresës, por rrugën e ndriçimit të mendjes dhe zemrave të shqiptarëve, rrugën e frymëzimit dhe inkurajimit të shqiptarëve në këtë betejë, kundër të keqes më të madhe që ka pllakosur Shqipërinë dhe shqiptarët pas Enver Hoxhës dhe që quhet, Edi Rama.

Të dashur miq!

Sonte në fjalët tuaja, trajtuar dhe sollët problemet më të mëdha.

Këtë ditë, këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova është luftëtari më i fuqishëm, më legjendar, personaliteti më i madh që nga koha e Skënderbeut i Kombit shqiptar.

Është gjeniu i penës politike. Askush në historinë e këtij kombi nuk ngjet më shumë me Skënderbeun legjendar, se sa Ibrahim Rugova.

Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut mahniti botën.

Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut lartësoi shqiptarët në zenitin e kohërave.

Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim.

Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...