Luli, ashtu siç u tall me demokratët, tashmë guxon të tallet publikisht me Kosovën

Hënë, 22 Janar 2024 12:22

Lulzim Basha, qesharaku i politikës shqiptare, njeriu i pabesueshëm, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, një zgjatim i pushtetit të kryeministrit, ka filluar të tallet me Kosovën.

Ashtu siç u tall me demokratët, tashmë guxon të tallet publikisht me Kosovën, me skemat dhe lojërat e tij të pështira politike.

Lulzim Basha, si një papagall politik i pamend, si një kloun në cirkun e politikës shqiptare, tejkalon çdo limit, duke u tallur me Kosovën, me gjysmën e kombit shqiptar.

Nëpërmjet një deklarate publike, Lulzim Basha tha se Shqipëria duhet t’i japë 50 milionë euro ndihma për armatim Kosovës. Deklaratë për përfitim politik por tallje dhe fyerje për Kosovën.

Këto janë nga ato skemat qesharake që Luli i hedh si shashka në politikë, por këtë herë duke cenuar Kosovën, duke u tallur me brishtësinë dhe demokracinë e saj, një vend që është larë me gjak në luftë, me të cilin guxon të tallet një mi politik si Lulzim Basha.

Lulzim Basha flet për 50 milionë euro donacione të Shqipërisë ndaj Kosovës, por a mundet Shqipëria t’i japë ato?

A thua se po të ishte Luli kryeministër do t’ia kishte dhënë me vrap?

Lulzim Basha e di shumë mirë se Shqipëria nuk mundet t’i japë jo 50 milionë euro, por as 10, as 100, as 5, as sa të dojë asnjë vendi jashtë NATO-s.

Nuk mundet t’i japë Shqipëria Kosovës shuma të tilla parash për të blerë pajisje ushtarake, kjo sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Që t’i japësh një vendi tjetër jashtë aleancës mbështetje financiare për armatime, është një nga rregullat numër një të vendeve aleate, duhet pyetur dhe miratim nga NATO.

A thua Luli se di këtë?

Pra, që Shqipëria t’i japë armë Kosovës duhet të marrë leje në NATO. Nuk mundet një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut t’i japë kujt të dojë sipas qejfit sepse një ditë Lulit i del gjumi dhe në çmendurinë e tij politike, si i paaftë dhe i dështuar propozon t’i jepen Kosovës 50 milionë euro për armë.

Image

Idiotësi, çmenduri, budallallëk, paaftësi, dashakeqësi, injorancë, janë shumë pak të thuhen për një veprim të tillë politik që po vazhdon edhe të rëndohet.

U tha një fjalë në publik dhe u mendua se qe një nga gomarllëqet që Luli do ta korrigjonte rrugës, tashmë ka shkuar më tej duke bërë edhe një amendament.

Pra, që pas pavarësisë së Kosovës, në gjithë këto vite doli Luli të gjejë disa para në buxhetin e shtetit që t’i jepen Kosovës për të blerë armë.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ka detyrime në aleancë, nuk mund të japë para, fonde, te një vend tjetër jashtë aleancës se kështu i pëlqen Lulit që të hyjë në treg apo të ngrejë peshën politike të tij dhe mbështetjen në Kosovë apo te shqiptarët duke ndezur një ndjenjë nacionalizmi.

Në fakt Luli ndez vetëm ndjenjën e budallait me çmenduritë e tij, me fyerjet dhe me skandalin që po regjistron duke u tallur me Kosovën./cna

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...