Çmimi i qumështit, blegtorët bllokojnë urën e Kardhiqit: Shteti na ka harruar

Hënë, 22 Janar 2024 12:26

Blegtorët protestues nga jugu i vendit e kanë bllokuar me protestën e tyre, rrugën që të çon nga ura e Kardhiqit drejt Delvinës dhe Sarandës dhe thonë se nuk do të largohen nga rruga, nuk do ta zhblllokojnë rrugën pa ardhur  një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, ministrja apo zëvendësministri, për t’i takuar dhe sqaruar për problemin e monopolit që po kërkojnë të vendosin fabrikat e përpunimit të qumështit mbi lëndën e parë, qumështin, që ata prodhojnë. Ata deklaruan se do të lejojnë vetëm autoambulancat.

Janë mbi 100 blegtorë që kanë ardhur nga Përmeti, Tepelena, Himara, Gjirokastra , Saranda, Delvina për problemin e shitjes së qumështit që fabrikat kërkojnë t’ua marrin me çmimin më të ulët.

Njeri prej tyre tha: “E bëjmë këtë protestë që të dëgjohet zëri ynë dhe fjala jonë. Të vijnë të na takojnë, të mos rrinë në zyra luksoze atje që i kanë bërë dhe mobiluar me eurot që jep Evropa për ne dhe ata i kanë i kanë kthyer në ofiqe të tyre.

Të vijnë të na takojnë, ku janë?! Nuk nuk kemi asgjë , nuk jemi të dhunshëm, duart në xhepa i kemi. Të vijnë të na takojnë. Jemi njerëz, jetojmë në këtë vend, i japim të ardhura këtij vendi.

Ministrja e Bujqësisë  të vijë të na takojnë. Nuk ikim prej këtej po nuk erdhën të na takojnë. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...