'Regjimi i Ramës liron eksponentët e krimit e mban në arrest denoncuesin, liderin e opozitës'

Hënë, 22 Janar 2024 18:26

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, bëri një krahasim sot të synimeve që po përmbush drejtësia e re e Kryeministrit Edi Rama: “Drejtësia e re” ka liruar gjatë fundjavës dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, dy kriminelë elektoralë të angazhuar në fushata kundër Partisë Demokratike, Valter Bamin dhe nipin e Rrahman Rrajës, - deklaroi Balliu, -  ndërkohë, lideri i opozitës, Sali Berisha, azhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO."

"Denoncuesi i pakompromis i bandave gjatë kohës në opozitë, dhe burgosësi i tyre kur ishte në qeveri, mbahet në arrest, kurse bandat lirohen!" theksoi Balliu dhe shtoi: 

"Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re.
Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.

Ky është pakti me Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën.

Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë.

Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë.

Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte.

Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira.

Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës. Ky është cikli i zotërimit të së keqes.

A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë? Jo. O sot, o kurrë! është dita."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...