'Duhet ta harrojmë historinë’/ Rama kënaq Vuçiçin dhe sulmon BE-në

Hënë, 22 Janar 2024 12:28

Kryeministri Edi Rama i bëri sërish qejfin mikut të tij, Aleksandër Vuçiç, ndërsa në një konferencë të organizuar në Shkup, tha se duhet të harrojmë historinë.

Madje Rama u shfaq entuziast në këtë konferencë. 

 

“Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte njëlloj për politikë ditore, luftën e fuqisë, të forcës. Ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën, që është pjesë e kësaj rritje dhe një tregu të vetëm, se nuk varet prej nesh, por le të anëtarësohemi vetë ne. Mund të flas shumë për këtë. Është akt historik dhe diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist.

Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthurur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni daltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së,” tha Rama.

E megjithatë, ai rezervoi edhe kritika ndaj Bashkimit Europian. Ai iu referua konkretisht ndihmave që merr Greqia nga BE.

“Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt. Një nga vende fqinje, që është pjesë e BE, nga unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë. Ky është problemi. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...