Avokati: Pyetja e parë e prokurorëve ndaj z. Berisha ishte: “Ku ke punuar pas vitit 1995?" (!!!)
"Problemi është që z. Berisha të jetë në një proces, pavarësisht se ka apo s’ka prova. Ata nuk kanë as më të voglën ndjeshmëri në lidhje me këtë. Qëllimi i tyre është që ata ta mbajnë këtë proces në “stand by” dhe të ecin sipas afateve ...sepse edhe qëllimi i këtij procesi ndaj zotit Berisha është pastrimi i rrugës për zgjedhjet e 2025-ës."
I mirënjohuri Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha në procesin e nisur kundër tij nga SPAK në lidhje me Kompleksin Sportiv Partizani, renditi qartë sot faktet juridike pse procesi kundër z. Berisha është kryekëput politik dhe ka qëllim thjesht pastrimin e rrugës nga kjo mazhorancë qeverisëse për të kapur zgjedhjet e vitit 2025.
Në vijim, intervista me z. Gjokutaj zhvilluar nga moderatorët Flavio Qarri dhe Ola Bregu në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV.
Kafe Shqeto: Z. Gjokutaj, a pati një reagim, profesional, njerëzor, nga ana e prokurorëve për ato që tha dhe kërkoi Sali Berisha?
Av. Gjokutaj: Të themi atë që unë perceptova dhe pashë atë ditë. Ata nuk e prisnin që z. Berisha të shkonte në prokurori, nisur nga paragjykimi i madh që Berisha “nuk paraqitet” dhe duke pasur këtë siguri, ata mbase kanë qenë dhe pak të befasuar. Për ketë arsye dhe përgatitja e tyre ishte jo në nivelin që duhej, sepse të thërrasësh një ish-president, një ish-kryeministër për një çështje si kjo e “Partizanit”, duhej të kishin bërë një sasi pyetjesh që preknin pikërisht thelbin e çështjes.
Në fakt z. Berisha është pyetur për nja dy-tre probleme teknike. Problemet teknike në cilësinë e tij si kryeministër për çfarë ata thonë, janë probleme që i sqarojnë specialistët. Berisha, koshient, sepse mbas tetorit e këtej iu regjistrua emri si person nën hetim, e ka studiuar të gjithë materialin dhe ka nje memorie për t’u admiruar e normalisht, edhe pjesën teknike mundohet që ta shpjegojë, por që ...Të themi të vërtetën Flavio, pyetja e parë ishte: “Ku ke punuar pas vitit 1995?”
Kafe Shqeto: Po t’i mirëkuptojmë prokurorët, mbase nuk kanë jetuar në Shqipëri dhe nuk e dinë ç’është bërë...
Gjokutaj: Nuk është ky problemi. Problemi është që kjo çështje për shkak të rëndësisë që ka dhe impaktit që ka shkaktuar në jetën politike por edhe kundrejt z. Berisha, se këto nuk janë lojëra - lideri i opozitës, ish-kryeministri, ish-presidenti të rrijë në arrest shtëpie për një fabul që s’ka të bëjë me të, por për shkak të një vendimmarrjeje ku kanë përfituar me qindra, mijëra familje dhe tani të përgjigjet penalisht, sepse një nga këto qindra familje është dhëndri i vajzës së tij - kështu që z. Berisha vajti i bindur, se me vajtjen e z. Berisha (unë nuk besoj se publikut i interesojnë këto teknikalitetet) por vajtja e z. Berisha rrëzoi alibinië dhe perceptimin publik se z. Berisha nuk paraqitet, i shmanget procesit, nuk respekton vendimet e Prokurorisë së Posaçme dhe të gjykatave.
Në fakt nuk ka qenë kështu, por ata nuk kanë dashur ta besojnë ose më saktë ata kanë dëshiruar këtë divorc të Berishës me procesin dhe në këtë arsyetim dhe perceptim, ata kanë kryer çfarë veprimi kanë dashur, por vendimi i djeshëm i Gjykatës, ku procesi në fakt u zhvillua pardje, pra ai proces dhe ai vendim, lënia në fuqi e arrestit në shtëpi për z. Berisha edhe pse ai u paraqit në Prokurori dhe dha shpjegimet për aq sa ata e pyetën, tre – katër pyetje kanë bërë, është detyrimi i z. Berisha. Detyrimi i z. Berisha ishte që të shkonte, pastaj se çfarë kualiteti pyetjesh i drejtojnë prokurorët, ky është problem i prokurorëve.
Kafe Shqeto: Prokurorja në Apel tha që “vepra është e rëndë”.
Av. Gjokutaj: Ky ka qenë një debat shumë i madh. Unë e kuptova sepse ata reaguan negativisht jo me fjalë ditën që e pyetën, por ata nuk e prisnin që të shkonte dhe ata menduan se ç’do të thonë në gjykatë, sepse siç ua shpjegova, ata nuk mund të vazhdonin më me “z. Berisha nuk paraqitet, shmanget” dhe histori të kësaj natyre dhe me një kurajo, me thënë të drejtën me një kurajo të çartur, kjo prokurore nuk përmend më “nuk paraqitet”, sepse edhe kjo është një pjesë jo “fair” e përballjes së kësaj prokurorie manipulatore me z. Berisha - po ajo ngrihet e thotë që vepra penale është e rëndë “prandaj ne kërkojmë arrest shtëpie”.
Ndërkohë kjo vepër ka qenë po kështu edhe para një viti, edhe kur është regjistruar çështja e z. Berisha, edhe kur janë marrë masat detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, të cilat, gjithsesi të pavlefshme, të pakaluara në filtrin kushtetues kuvendor për autorizim që në krye të herës, por le ta marrim kështu siç ishte - ajo prokurori kur ka kërkuar ato masa ka thënë që ato masa janë të përshtatshme në lidhje me veprën, me personin, sepse ka kushte dhe kritere që ata i kanë përshkruar.
Këtu kuptohet një diçka, që unë dua t’ia përcjell edhe opinionit publik, që nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi, domethënë arresti nuk vjen si pasojë e e veprimeve të z. Berisha, arresti nuk vjen si pasojë e shmangies së tij, por vete apo s’vete z. Berisha në Prokurori, ka apo s’ka prova për çështjen, sido që të jetë situata, kjo Prokurori nuk lëviz nga arresti dhe kjo gjykatë nuk pushon së miratuari këto kërkesa. Pra, këtu zbulohet qartësisht background politik i kësaj çështjeje, sepse sigurisht që për ne avokatët, për të gjithë pjesëmarrësit në proces, dihet që rrethanat e reja në një proces, ditë pas dite, të cilat bëjnë që ne të bëjmë kërkesa në gjykatë për të kërkuar zbutjen e masave ...
Kafe Shqeto: Cilat janë hapat që i ngelen z. Berisha tashmë për të vepruar në aspektin ligjor?
Gjokutaj: Shikoni se çfarë taktike. Ne bëjmë kërkesa që të zbutet masa kur ka një rrethanë të re që i zbut nevojat e sigurisë ose prokurori ndërron masën e sigurisë. Por, në rastin e z. Berisha ata e kanë konsideruar rëndim të masës së sigurisë, faktin që ai nuk ka shkuar të paraqitet për shkak të një vendimi detyrim paraqitjeje, vendim i denoncuar publikisht si antikushtetues, në kundërshtim jo vetëm me ligjin e procedurës penale por edhe në kundërshtim me praktikën e Kuvendit.
Pastaj, duke qenë të pavlefshme këto vendime, ata një ditë u kujtuan dhe vajtën në Kuvend se menduan se do të riparonin këtë shkelje procedurale, por shkelja procedurale nuk mund të riparohet duke shkuar herën e dytë, por riparohet duke i dhënë vlefshmëri akteve herën e parë, pa autorizim, dhe ajo është e pamundur sepse ata ose duhej të revokonin ato masa komplet dhe të vinin një masë më vonë, sepse mbi një pavlefshmëri nuk mund të lindë nj vlefshmëri dhe një gjendje e ligjshme.
Hapat tonë... është pyetje juaj.
Ne presim vendimin e zbardhur. Vendimin e dha gjyqtarja, e dha, dhe pardje ishte gjyqi dhe nuk e kuptova arsyen pse e shtyu. Zakonisht, jo zakonisht, po në të gjitha rastet, gjyqtarët kur nuk e shpallin brenda ditës vendimin, e shtyjnë për ta shpallur të arsyetuar ose së paku një përmbledhje të fakteve, të rrethanave që e kanë shtyrë gjykatën në atë vendimmarrje. Ata, 10-15 sekonda vendim, miratimin e vendimit dhe gjyqi mbaroi këtu.
Shihni çka ndodhur. Në datën 30 dhjetor kur është marrë masa e sigurisë, ne kishim dorëzuar një ditë më parë me Postë kërkesën për përjashtim, pasi ishim të detyruar me Postë pasi ikte afati procedural për shkak të vonesës që gjykata bëri në dhënien e akteve, me qëllim të pastër për të na djegur afatin e depozitimit dhe gjyqtarja në datën 30 duhej ta shtynte gjyqin derisa të bëhej gjykimi për përjashtimin e saj.
Por ajo nuk priti, ajo e shpalli themelin dhe në datën 5 janar është bërë kërkesa për përjashtim! Imagjinoni tani që kjo gjyqtare jep vendimin e themelit, e ka mbaruar çështjen dhe ... përjashtimi gjykohet mbrapa!!!
Ky është një absurd më vete. Por nuk është i izoluar si rast. Është një absurd që i shkon kësaj çështjeje, i përgatitur për këtë çështje. Ne nuk kemi bërë një seancë pa shkelje procedurale pa fund.
Ju e dini që ne e kemi shpënë në Gjykatën e Lartë, rekursin për detyrimin për paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Do të marrim vendimin dhe do të përgatisim rekursin tjetër. Pra është i pagjykuar rekursi i parë akoma, ndërkohë që ne bëjmë rekursin tjetër. Ju e kuptoni pse ndodh kjo.
Kjo ndodh sepse nuk mundet që të mbërrijnë të dyja masat në një hark kohor prej tre muajsh ose dy muajsh e gjysmë, të mbërrijnë të dyja dhe të jenë në Gjykatën e Lartë dhe ka mundësi që ata të gjykojnë të dytën përpara së parës!
Kafe Shqeto: U dogj afati për Reformën Elektorale, po a do të digjet afati që opozita e bashkuar të ketë liderin e saj, emrin e në fletën e votimit dhe emrin e liderit të saj, mundësinë për të bërë një fushatë normale elektorale?
Av. Gjokutaj: Po ky është qëllimi. Unë e them me garanci matematike që ata edhe sikur z. Berisha të respektonte vendimin antikushtetues të detyrimit të paraqitjes, ata përsëri do ta kryenin këtë veprim. Ata kanë luajtur me qëndrimin konseguent. Në këto raste, z. Berisha është i lexueshëm kur vjen puna në qëndrimet ndaj ligjit, Kushtetutës dhe principeve që ai ka në lidhje me këtë dhe ata e kanë ditur që z. Berisha nuk do të pajtohej me një proces farsë, me një proces antikushtetues dhe kanë kërkuar detyrim paraqitjeje në fillim që të justifikonin pastaj me anë të kësaj. Po ja që z. Berisha vajti u paraqit dhe ajo nuk qëndron më e ata vetë duhej të kërkonin revolimimin e masave, që nuk ndodhi.
Por unë e kam thënë, e them dhe do ta them: jo vetëm çështja e Berishës, por të gjitha çështjet që SPAK-u ndjek dhe që kanë sensitivitet në lidhje me opozitën dhe me zgjedhjet, ata zbatojnë një kalendar politik rigoroz dhe kjo shpjegohet në çdo hap të procesit.
Jo më kot ata e pyetën pas dy muajsh e gjysmë zotin Berisha, e thirrën për ta pyetur. Pra, ata nuk po nxitojnë sepse qëllimi i këtij procesi nuk është hetimi, zbardhja, evidentimi nëse z. Berisha ka kryer ndonjë vepër penale.
Problemi është që z. Berisha të jetë në një proces, pavarësisht se ka apo s’ka prova, ata nuk kanë as më të voglën ndjeshmëri në lidhje me këtë. Qëllimi i tyre është që ata ta mbajnë këtë proces në “stand by” dhe të ecin sipas afateve ...sepse edhe qëllimi i këtij procesi ndaj zotit Berisha është pastrimi i rrugës për zgjedhjet e 2025-ës.
Ky proces penal është hallka e tretë e goditjes që ata i kanë bërë opozitës duke filluar që nga pezullimi që i kanë bërë z. Berisha me vendimin e Lulzim Bashës dhe z. Berisha nuk u tërhoq.
Pastaj, depozitimi i statutit të Foltores në gjykatë, i Rithemelimit. U ngjiz dhe u shpik një ankimues i paqenë si Alibeaj që nuk kishte marrë pjesë në asnjë gjykim, në asnjë seancë gjykimi dhe u çua çështja në Apel. Nuk mundet depozitimi i një statuti të një partie të mbahet në Apel një vit e ca.
Apeli dha atë vendim që dha, e prishi, e ktheu për rigjykim mbi rekursin e z. Berisha, të PD-së për këtë çështje sepse gjithë qëllimi ishte për të mbërritur Strasburgun, sepse u kuptua që këta nuk duan të bëjnë gjyq.
Këta duan ta çojnë në një shkallë, ta prishin, ta kthejnë për rigjykim, ta çojnë prapë atje, ta prishin, ta kthejnë mbrapa. Domethënë kjo është çështja e konsumimit të kohës dhe kjo është metodë e Edi Ramës. E keni parë nëpër emisione?! Flet, nxjerr tema të reja, nuk lë njeri të flasë që të hajë minutazhin dhe të mbarojë emisioni e të mos dalë koka e temës të cilën trajtojnë. E njëjta situatë!/ar.sh/SYRI.NET
Ndiqni intervistën e plotë me z. Gjokutaj në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV,