Ndërsa pritet të nisë mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore në ambientet e Kryesisë, deputetët e opozitës kanë ndjekur të njëjtin ‘skenar’ si një javë më parë.
Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e kolegëve të tyre socialistë.
Duket se edhe këtë të premte, nuk do të lejojnë që të zhvillohet mbledhja.
Opozita kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensualitet për Reformën Zgjedhore.