Shqiptarët në Itali njoftojnë protestën e radhës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha

Premte, 26 Janar 2024 15:49

Simpatizantët, anëtarët e PD por edhe qytetarët shqiptar që jetojnë në Itali kanë paralajmëruar për protestën e radhës që do të zhvillohet në Piazza Albania, Romë me datë 4 shkurt ora 15:00-17:00.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga emigrantët në Itali në shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj arrestimit të liderit të opozitës dhe PD, Sali Berisha. 

Kujtojmë se kjo është protesta e radhës kur janë paralajmëruar edhe shumë të tjera nga aktivistët dhe anëtarët e PD në vendet e Europës.

 

Image

 
Login to post comments