Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike i ftuar ditën e sotme në Edicionin e Pasdites në 'Syri Televizion', u shpreh se fatkeqësisht sot jemi populli më i varfër në botë, falë qeverisë e cila e ka zhytur vendin në krim dhe varfëri.
Sipas Balliut, Zgjedhorja Rama-Basha po vijojnë me maskaradën, pasi këtu bëhet fjalë për para e pushtet, e jo për reformë.
Deklarata e tij: ‘Këto janë të gjitha lojëra fjalësh dhe nuk vlen të humbim kohë. Këtu bëhet fjalë për para, jo për reforma. Këtu bëhet fjalë se si të mbahet një pushet i korruptuar dhe i degraduar dhe ka vetëm një formë për t’u mbajtur, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën dhe duke blerë cdo person të mundshëm.
Në këtë aspekt, këtë po bëjnë Rama, Gjiiknuri apo e gjithë qeveria. Shikoni ku jemi sot, a mund të flasim sot se si ka mundësi që në listën e rimbursimeve nuk futen ilaçe për parkersonin, është tmerr e krim e vrasje shtetërore.
Sot e kemi qumështin dhe ilacet nga Beogradi, po a ka serb që do të shërojë shqiptarë? A mund të flasim sot se si ka mundësi që populli më i varfër në Europë ka taksat më të larta, dhe 1 km rrugë i kushton 30 milion euro, ky vend i mbushur me ujë nga 4 anët ka çmimin e energjisë më të lartë?
Studiot ndërkohë diskutojnë morët vulën apo jo, a thua ti se një vulë bën opozitën. Opozitën e bëjnë vlerat, besimi dhe vota e qytetarëtve, por këta nuk kanë respekt për votën se këta nuk duan vlerat euroatlantike, nuk kanë guxim të flasin dhe e vetmja gjë që dëgjojmë është ‘e vështirë’.
Opozita nuk merret se çfarë bën njëri apo tjetri, opozita bën detyrën e vet dhe këtë punë po e bëjmë më së miri, patjetër në pozita shumë të vështira. Sulmet ndaj saj kanë qenë të mire-menduara nga pushteti i së majtës’.