U gjuajt me vezë jashtë SPAK, Dule: Pashë filmimet, përgjegjës është Edi Rama

Saturday, 27 Janar 2024 19:59

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për incidentin e ndodhur pak ditë më parë, kur ai u gjuajt me vezë nga një person, jashtë ambienteve të SPAK, incident për të cilin ai bëri përgjegjës Edi Ramën.

‘Kushdo që gjendet në një situatë të tillë nuk mund të ndihet këndshëm. Ishte një situatë e paprovokuar, dhe e papritur, por dua ta lë aty ku u ndodh. Por duhet të shohim pse ndodhi dhe cilat janë motivet. Kemi të bëjmë me një individ, i konstatova pasi pashë filmimet…

Së pari, ky individ kishte provokuar, që as e kisha parë ndonjëherë, kishte shkaktuar edhe një incident me ambasadorin e Greqisë, jashtë SPAK, disa javë më parë. Së dyti, ky person shoqërohej në të dyja rastet nga një individ tjetër, që mbante herë një celular dhe një kamera, pretendonte kameramanin… por askush nuk konfirmoi median për të cilën ai ishte pranë SPAK. Së treti, ky individ me kamera shihet në foto me dëshmitarin e vetëm të Belerit. Kjo më bën të mendoj se kjo nuk ishte e paorganizuar. Këto filmime janë në të gjitha mediat.

Nuk më intereson as personi dhe as incidenti, por më shqetëson fryma, sepse u shoqëruan edhe me disa thënie që ishin kërcënime. ‘Do ta pësoni si filani’, apo ‘po vjen dhe radha juaj’. Nuk më intimidojnë këto, por as nuk mund t’i kaloj pa i diskutuar. Ajo ishte gjuhë urrejtjeje. Ia drejtova gishtin Ramës sepse është ai që e nisi këtë histori me gjuhë urrejtje, stigmatizim. Sepse kur kreu i qeverisë, kur atakon një individ është e dënueshme moralisht, politikisht por edhe ligjërisht’, u shpreh ai.

Deklarata Vangjel Dule i ka bërë gjatë emisionit ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufën në News24.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...