Stërvitja më e madhe ushtarake e NATOS/ Nesho: Situatë kritike duke u nisur nga synimet që ka Rusia ndaj Europës

Saturday, 27 Janar 2024 20:01

Diplomati Agim Nesho i ftuar në Edicionin e Pasdites, në Syri Tv, komentoi stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s duke u ndalur dhe tek zhvillimet e fundit në Ballkan.

Për Neshon situata duket mjaft kritike duke ditur synimet që Rusia ka ndaj Europës.

 

Situata është kritike sidomos duke u nisur nga synimet që ka Rusia ndaj Europës.

Duhet të kemi parasysh që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është fillimi dhe maja e ajsbergut e asaj se çfarë kërkon të realizojë Rusia.

Rusia nuk ka dashur ndonjëherë që ambiciet e saj të përfundojnë në Ukrainë.

Ukrainën e ka parë si pjesë natyrale të zgjerimit të perandorisë ruse të ish bashkimit sovjetik.

Ajo që e ka dalluar politikën ruse, revizioniste në këtë rast, kanë qenë që nga viti 2020 me pretendimit e Rusisë nga lidershipi i saj që kërkon të ulet në tryezën e bisedimeve me perëndimin, për të ndarë zonat e influencës në Europë.

Prandaj si e tillë ekspansioni i Rusisë nuk do ndalojë në Ukrainë, do të jetë pikërisht pjesë e rëndësishme si e Europës së Veriut ashtu dhe Ballkanit, qe janë zonat ku interesat ruse në mënyrë tradicionale nga ana e kishës, nga popullsitë sllave të përbashkëta siç është Ballkani, mund të gjejnë dhe mund të ndihmojnë në përhapjen e influencës së saj.

Prandaj NATO e ka marrë seriozisht kërcënimin rus, kjo është nje rrjedhim logjik që pretendimet e saj nuk do të përfundojnë këtu, prandaj ka kryer dhe këtë stërvitje ushtarake, më të madhen pas 1988 ku 25 mijë trupa të organizatës të antlantikut verior kryen një veprim të përbashkët.

Ky është veprimi më i madh që ka të bëjë me reagimin e shpejte të të gjithë trupave të aleancës atlantike, në mbrojtje të artikullit 5 ... për të ndihmuar gjithë vendet anëtarë të NATO-s nga një sulm i mundshëm i aktorëve të tjerë, jo perëndimorë, ndaj saj.

Login to post comments