Nga Tritan Shehu:
Maqedoni e Veriut-zhvillim per demokracine e stabilitetin!
Sinjal pozitiv per Rajonin e shpejtues i integrimit europian!
Qe sot nje Kryeminister shqiptar do te drejtoje per here te pare Qeverine e atij vendi.
Eshte ky, qofte dhe me mandat te kufizuar, nje progres i rendesishem ne rrugen e duhur, per ate vend e Ballkanin Perendimor ne teresi.
Keshtu ne Shkup bije nje nga “tabute” e nacionalizmave te vjeter, duke «zbehur» dogmat, qe jo shume larg e rrezikuan ate vend ne egzistencen e tij multi etnike.
Pa asnje dyshim ketu kane kontribut te gjithe faktoret progresive politik lokale, qe punuan nder vite per keto zhvillime te deshirueshme.
Si dhe partneret tane nderkombetare, BE dhe ShBA.
Une sot dua te pershendes e uroj vecanerisht BDI e kryetarin e saj, mikun tim Ali Ahmeti, ate qe hyri ne politike si “njeriu i luftes”, por qe shpejt u be faktor paqeje e bashkejetese.
Gjithashtu uroj politikanin e vendosur, por dhe te “hapur” ne mendim Talat Xhaferi, Kryeministri i pare shqiptar ne ate vend.
Por jo vetem, edhe ato forca te tjera politike e drejtues te tyre, qe me pjekurine e tyre edhe si opozitare ishin e jane po kaq te vlefshem per demokracine.
Nuk mund te le pa permendur per rolin ne kete “udhetim” te gjate dhe politikanin vizionar, intelektualin e shquar, Arber Xhaferi, te cilin e kam njohur e bashkepunuar qe prej vitit 1994, qe sot fatkeqesisht na mungon te gjitheve.
Shpresoj qe ky eveniment te jete nje sinjal ne teresi per Rajonin tone, per te kuptuar dhe ata, qe vazhdojne te ngurosen ne “llogoret” nacionaliste, se rruga e perjashtimeve, mos pranimit te realiteteve te reja demokratike, eshte nje rruge pa krye.