Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi i cili ishte i ftuar në televizionin Fax News ka lëshuar një deklaratë të rëndë që nxit urrejte mes shqiptarëve.
Klosi ka bërë deklarata fyese për Veriun e Shqipërisë duke u shprehur se ata janë njerëz që kanë zbritur nga malet.
Kjo deklaratë është kaluar pa bujë në mediat e vendit dhe akoma nuk ka një reagim të autoriteteve të vendin por edhe një kërkim ndjese nga ana e vetë folësit.
Mediat e vendit kurrsesi nuk duhet të tolerojnë të tilla deklarata dhe menjëherë duhet të kishin mbajtur qëndrim për të tilla situata të rëndë që promovojnë urrejtjen mes shqiptarëve.