Një deputet britanik, i cili dha dorëheqje nëntorin e kaluar nga posti i ministrit, tha se e bëri këtë për shkak se nuk i dilte rroga për të paguar kredinë.
Edhe pse merrte 120 mijë sterlina në postin e tij, ai tha se rritja e këstit të kredisë nga 800 sterlina në 2000 mijë sterlina bëri që të japë dorëheqjen.
“Thjesht nuk mund të paguaja me rrogën time ministrore,” tha Freeman.
Ky i fundit ka mbajtur disa poste ministeriale në qeveri të ndryshme konservatore në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë, ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar me këtë lajm.
“Urdhno!
Ministri i Shkencës në qeverinë britanike dorëhiqet sepse nuk i del rroga e ministrit për të paguar kredinë e shtëpisë.
Në profesion paguhet më mirë.
Tani, kur mendoj se sa profesionistë nga ne lënë profesionet për tu bërë zyrtarë shteti, ambasadorë, deputetë, drejtorë e ministra, nuk më ndalet e qeshura.
Po kur bëjmë edhe krahasime me shtete si Anglia?!
Qesharakë pa fund,” shkruan Manjani.