Berisha: Ecëm në rrugë të vështirë, Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri, Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin

Tuesday, 30 Janar 2024 23:31

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve është shprehur se  kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.

Pjese nga fjalimi i kreut te PD, Sali Berisha: 

Miqtë e mi!

Ecëm në një rrugë të vështirë. U përballëm me presion ç’njerëzore, kërcënime të jashtëzakonshme.

Por me besimin tek e vërteta, kapërcyem çdo vështirësi.

Narkopropaganda u vërsul mbi ju me të gjitha epitetet.

Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerikan, që quanin Berishën antiamerikan sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin.

Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.

Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë.

Çfarë thonë këta proamerikanë, narkomanë. Çfarë thonë  sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë.

A ekziston për ta skandali McGonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbuluesit të tyre me pagesë.

Ky pseudoamerikanizmi i tyre.

Amerikanizmi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera.

Login to post comments