Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatorin Çim Peka për emisionin e tij në SYRI TV.
Teksa ka lajmëruar intervistën, Peka thekson se Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Por, dy ditë para se të publikohet intervista me ish-zyrtarin e lartë, ku do të përmendet edhe aferra e madhe korruptive e inceneratorëve, qeveria ka vendosur që t'i heqë pasaportën diplomatike Ahmetajt. Me këtë vendim, Rama e ka zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës/kryeministrin.
Raportohet se vendimi për heqjen e pasaportës së Ahmetajt mban datën 30 janar, ku Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë, që ta shpallin të pavlefshme.
Pasaporta diplomatike e Arben Ahmetajt kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.
Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi Rama i mori edhe mandatin e deputetit Arben Ahmetajt duke e zëvendësuar me Plarent Ndrecën.