PD tjetër kallëzim penaj ndaj Carlo Bollinos, Noka: Skemë fiktive për fonde publike

E mërkurë, 31 Janar 2024 21:55

Partia Demokratike ka kallëzuar sërish Carlo Bollinon, për përfitimin e fondeve publike duke përdorur skema korruptive. Nga selia blu, Sekretari I përgjithshëm I PD-së, Flamur Noka publikoi dokumenta të cilat faktojnë skemën fiktive që ka përdorur Carlo Bollino për të marrë mijëra euro  nga qeveria nëpërmjet projektit të Bunk’art. Sipas Nokës Bollino ka përfituar nga qeveria për shkak të shërbimeve të tij mediatike ndaj mazhorancës socialiste.

Flamur Noka denoncoi faktin se për realizimin e kësaj skeme fiktive, Bollino ka përdorur kompani në emër të bashkëshortes dhe bashkpunëtorëve të tij të afërt.

 

Noka I bëri thirrje SPAK të veprojë sa më parë për kallëzimet penale të depozituara nga Partia Demokratike, për aferat e qeverisë Rama.

 
 
Login to post comments