Avokatët: Pjesëmarrja në Kuvend e Berishës është e drejtë kushtetuese

E Enjte, 01 February 2024 14:29

Nis seanca në në Gjykatën e Posaçme lidhur ankimin e avokatëve të liderit të opozitës Sali Berisha mbi refuzimin e SPAK për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Avokatët iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK, Arben Kraja e Enkeleda Millonai duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutese. 

Po ashtu, sipas tyre, ndaj Berishës nuk ka një vendim të formës së prerë.

Por prokurorët e rrëzuan teksa këtë të enjte gjyqtarja Irena Gjoka do të shprehet mbi këtë kërkesë që avokatët depozituan në GJKKO.

Login to post comments