Berisha: Dumani po mbron Edi Ramën dhe thjeshtrën e tij për aferën 13 mln euro të eko-parkut

Premte, 02 February 2024 00:16

Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar Altin Dumanin se po e mbron Edi Ramën dhe thjeshtrën e tij për aferën 13 milionë eurosh të ekoparkut në Porto  Romano.

Pjesë nga fjala  e kreut të PD, Sali Berisha: 

 

Ka një javë që kërkohen serverat e tij, por as guxon Damani t’i prekë me dorë.

Miqtë e mi, nuk kemi pse presim Damanin ne, se Damanin e ka blerë kokë e xhep Edi Rama, por duhet të ngrihemi vetë, ta kapim për zverku Edi Ramën dhe ta qërojmë nga pushteti. 

Përkundrazi, Dumani, organizata e tij kriminale, janë shndërruar në veglën më të verbër të pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Po, po! E gjithë veprimtaria e tij, e grupit kriminal në Skap, është e drejtuar vetëm të konsolidohet pushteti i Edi Ramës.

Asgjë që kërcënon atë pushtet nuk hetohet. Nuk akuzohet nga institucionet.

Do t’u sjell vetëm një shembull të veçantë sonte këtu. Eko-parkun e Porto Romanos, në të cilin Edi Rama familjarisht zhvati me një firmë 13 milionë euro.

Në korrik të vitit 2019, ky hajdut i paskrupullt që mbrohet nga Dumani, u thotë shqiptarëve se aty do ndërtohet një eko-park dhe do e ndërtoj me sektorin privat.

Bazuar në këtë, pas kësaj drejtoria e ujësjellësave me 16 tetor 2019, shpall tenderin për ndërtimin e eko-parkut. Me 3 dhjetor, katër ditë para mbylljes së tenderit, anulohet tenderi në një kohë kur ishin paraqitur 4 kompani.

Tenderin e anulon me urdhër Rama se tani ka rënë tërmeti dhe atje do grumbullojmë rrënojat e tërmetit.

Mirëpo ç’ndodh? Vetëm 13 ditë më vonë, pa tender, firmoset marrëveshja për 19 milionë me kompania Victoria Invest dhe De Mare, që marrin përsipër inkapsulimin dhe eko-parkun.

Miqtë e mi, katër muaj më vonë, shoferi i të shoqes së Klodian Zotos, merr përsipër si nënkontraktor të kryejë punimet për 6 milionë euro. 13 milionë euro mbeten në kontot e Edi Ramës dhe familjes së tij.

Pse them familjes? Ka pjesën tjetër, shumë interesante. Edi Rama foli në korrik për parkun, por Klodian Zoto ishte kujtuar që në prill të vitit 2019, që të kontraktonte një kompani ku ishte thjeshtra e Edi Ramës, për të bërë projektin e Porto-Romanos, 3 muaj se Rama ta shpallte, 6 muaj para se të bëhej projekti.

Pra, i rikujtova këto se vjedhja e shekullit dhe Erion Veliajt dhe se Altin Dumani është i lidhur kokë e xhep në këtë krim të shekullit dhe në këtë vjedhje të shekullit.

Është avokati kryesor dhe mbrojtësi kryesor i Edi Ramës.

Por i them sot këtu para jush, Duman dhe Zaman, do marrësh atë që meriton bashkë me Edi Ramën se po mbron vjedhjen e shekullit dhe të jesh i bindur se do shpallesh hajdut i shekullit bashkë me Edi Ramën.

Login to post comments