Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, tregon se nuk është nën hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.
Ahmetaj tregon gjatë intervistës edhe marrëdhënien me Mirel Mërtirin dhe njohjen me të.
Pjesë nga intervista :
‘Unë do të kursehem ta quaj afera e inceneratorëve, për një sekondë dhe do të them se, çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara. Të gjitha këto mua më kishin bindur që unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time, që në shtator të vitit 2021, mësuan me burimet e tyre të shumta se në finale ne e dimë kush e bën vetingun, kush merr në telefon, ne e dimë se kush dërgon mesazhe, se kush bën koordinatorin mes x dhe y. Kur morën vesh që në dosjen e Elbasanit dhe Fierit, unë nuk isha pjesë për shkak se unë nuk ka asnjë firmë në procedurë. Unë nuk kam marrë pjesë as në vlerësim, as në prokurim, as në përzgjedhje, tek asnjë prej inceneratorët.
Çim Peka: Nuk keni pasur asnjë rol te inceneratori i Elbasanit dhe Fierit në procedurë ...
Arben Ahmetaj: Zero, është detyrë me ligj, është detyrë e autoritetit kontraktor. Dhe po të marrë Elbasanin ...
Çim Peka: Si u përfshitë nga SPAK në dosjen e Elbasanit dhe Fierit...
Arben Ahmetaj: Nuk jam përfshirë tek Elbasani dhe Fieri, në gjykimin e Elbasanit dhe Fieri. SPAK siç e dini sot ka një dosje me dyshime. Një dosje prej 320 faqesh, që z. Peka unë do t’i kthehem momentit të kërkesës së imunitetit.
Çim Peka: Ju po thoni se Arben Ahmetaj nuk po hetohet për inceneratorët.
Arben Ahmetaj: Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës. Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim. A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash.
Çim Peka: Ndalemi pak këtu. Nuk po hetoheni për inceneratorët, por inceneratorët është hetuar dhe po hetohet Mirel Mërtiri, për të cilin ju keni thënë se keni njohje dhe e keni mik. Tani pyetja ime është, se nuk paskeni firmë, nuk paskeni qenë pjesë e procedurave, duke qenë se ju nuk keni qenë pjesë e procedurave, nuk keni asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës si shpjegohet që në dosjen e Altin Dumanit figurojnë disa pagesa nga subjekti ITS në favor të ish-bashkëshortes në favor për rregullimin e disa apartamenteve. Pse duhet të paguanin për ju.
Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time. Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd.
Çim Peka: Sipas hetimeve të Altin Dumanit, gjithmonë sipas pretendimeve të SPAK, janë zbardhur disa komunikime nga telefoni juaj BlackBerry, të sekuestruara, në ato komunikime ju orientoni që shtetasi Mirel Mërtiri të zhvillojë takime me kryebashkiakët e majtë. Pretendohet për tendera ujësjellësash, që në fakt ka marrë në të gjitha bashkitë me matësat e, që sot nuk funksionojnë, por ky nuk është problemi juaj, ka marrë diku tek 19 milionë euro tendera. A e keni ndërmjetësuar ju Mirel Mërtirin me kryebashkiakët e majtë të qeverisjes tuaj, për ta ndihmuar atë.
Arben Ahmetaj: Jo dhe jo. Ky është moment shumë i rëndësishëm. Praktikisht unë e ti këtu nuk jemi për të folur për Mirel Mërtirin, por meqë më pyete, thashë e kam njohur, po e them dhe tani.
Çim Peka: Dua të kemi një gjë parasysh. Kur ju më zhbëni të gjithë idenë që keni qenë pjesë e inceneratorëve, por nuk jeni pjesë e procedurave, e vetmja rrugë që ngelet për të ju lidhur, sipas dosjes së SPAK, me inceneratorët është njohja juaj me Mirel Mërtirin. Sigurisht qëllimi kryesor për të ju pyetur është për inceneratorët se kjo është tema dhe për këtë gjë ka filluar hetimi juaj. Edhe SPAK në dosje, duke qenë se nuk ka firma dhe Arben Ahmetaj nuk është i përfshirë në procedurë lidhet tek pagesa dhe njohja juaj, por ndërmjetësimi juaj që ju i keni bërë disa kryebashkiakëve të majtë për ta pritur Mirel Mërtirin. Prandaj po flasim për të. Mua më duhet të bëj lidhjen tuaj, deri tani sipas SPAK me Mirel Mërtirin i cili është pronar inceneratorësh.
Arben Ahmetaj: Po kthehemi tek momenti. Jo nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Ata ish-kryebashkiakë, apo kryebashkiakë ndoshta, që janë përmendur aty janë pyetur dhe kanë përgjigjet e tyre. Absolutisht doni të dini si e ka fituar Fierin, mund të pyesni Baftjarin. Kurrë nuk ja kam kërkuar. Doni të pyesni si e ka fituar Korçën, pyesni Nikon, unë kurrë nuk ja kam kërkuar. Për Beratin apo tjetër ...
Çim Peka: Pyetja është shumë e thjeshtë, ka përfituar apo jo, Mirel Mërtiri tendera publik nga institucioni që keni drejtuar ju.
Arben Ahmetaj: Kurrë.
Çim Peka: Nuk jeni i përfshirë në procedurat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Tiranës.
Arben Ahmetaj: Asnjëherë. Është shumë interesante. Si u akuzoka, jemi në kohën e Enverit apo Vishinskit. Se të njoh unë ty, ti paske marrë punë aty. Unë nuk e kam në varësi atë institucion, e ka në varësi një koleg tjetër dhe unë duhet të jem përgjegjës, se unë të njoh ty. Se ti ke udhëtuar me mua, po. Ti mund të më kesh paguar mua hotelet, po dhe jo. Pse po dhe jo, sepse ti kam dhënë paratë, por nuk ka rëndësi. Arsyet kanë qenë familjare të miat, pse unë nuk e kam vënë emrin tim në hotele. Se dhe nuk kam qenë, se kam vënë në emrin tim, dhe e kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen time të dikurshme.
Çim Peka: E ka paguar hotelin apo jo.
Arben Ahmetaj: Unë i kam paguar Mirel Mërtirit. Unë e kam deklaruar, Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Nuk e kam pasur as mik, as shok banke, as shok klase, as shok pune, nuk e kam pasur asnjëherë. Në distancë. Mirelin po, e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij, është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik. Nuk gjykoj dot unë kënd nëse i ka bërë gjërat mirë apo keq. Nuk e gjykoj dot. Përkundrazi unë kam mendim, se çfarë ka ndodhur me atë djalë, me Mirel Mërtirin, mendimi im. Por të qenit mik, shok, nuk do të thotë meqë ai punon aty me institucione të tjera, ti mban përgjegjësi se çfarë ndodh me ato punë publike dhe atë njeri. E dyta që është shumë e rëndësishme, ka një letër që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, në vitin 2016. Unë për të ua thënë shqiptarëve në gjuhë të thjeshtë, kam refuzuar një mik me letra, meqë ky është miku dhe e kam refuzuar me letra. Pse? Kam shkruar interesin publik te inceneratori i Tiranës, kam thënë: Jo, se nuk i plotëson kushtet. E kam refuzuar pra, meqë ndërtohet ky konspiracioni. Jam në kontakt me shumë diplomat në Shqipëri.
Çim Peka: Edhe në këto kohë...
Arben Ahmetaj: Sigurisht. Bubrron një grup i drejtuar nga të dyja qendrat e Tiranës. Shkojnë nëpër ambasadat dhe thonë, ka qenë ide e tij.
Çim Peka: Kush janë këto dy qendra të Tiranës, për publikun.
Arben Ahmetaj: Do të ua shpjegoj, do të vij. Nuk u shmangem emrave unë. Unë nuk kam punë me biznesmenët.
Çim Peka: Kush janë këto dy qendra të Tiranës, dhe pastaj vazhdojmë.
Arben Ahmetaj: Do të vijmë, sepse është më e rëndësishme se çfarë thonë, se do ti lidhim se kush janë. Ka qenë ide e tij, ai e ka pasur si ide. Por shumë i sinqertë me shqiptarët, nuk ka qenë ideja ime, sepse unë nuk i njoh mbetjet. Sot e kësaj dite, nuk i njoh. Unë njoh shifrat, numrat, kam njohur fiskun, e njoh shumë mirë, shumë më mirë se shumë të tjerë. Por edhe sikur e kisha idenë unë, do mbakam unë përgjegjësi për menaxhimin e idesë. U shkojnë ambasadave, u shkojnë BERZHIT, dhe i thonë; shiko se ai e ka pasur këtë ide. Okej edhe sikur ta kisha, nuk e kam pasur këtë ide të dashur miq, se nuk e njoh atë sektor. Por edhe sikur ta kisha si ide, unë mbaj përgjegjësi për menaxhimin e idesë. Pra nëse kemi ide për të bërë një ekopark në Durrës, unë mbaj përgjegjësi se si u menaxhua ideja e ekopark. Nga ideja te menaxhimi, do ti lidhë procedura, shkresa dhe vullneti politiko administrativ. Ku më lidhi mua vullneti politiko-administrativ edhe sikur ta kisha. Unë nuk e gjykoj dot. Madje besoj se të bësh incenerator është gjë e mirë. Debati mund të ishte duhet apo nuk duhet incenerator. Ky është një debat politiko strategjik në një sektor. Këto janë ide. Nuk ka qenë ideja ime, por edhe sikur të kishte qenë ideja ime, është perverse që shkojnë nëpër ambasada dhe thonë, është ideja e tij. Firmat, menaxhimi. Është dinjitoze të vesh firmë me përgjegjës, është dinjitoze të bësh administrim dinjitoz transparent, është dinjitoze të kesh ide. Pastaj ti shtrembërosh të gjitha këto, shkon nga perversiteti ekstrem në korrupsion. Dhe po të them, pra, dua të ua rikujtoj shqiptarëve. Kam filluar të refuzoj inceneratorin e Tiranës në vitin 2016. I ftoj të gjithë ata që duan të investigojnë, sepse investigimi i dashur Peka, ka shkuar tek pllakat e banjës së Eriolës, tek pllakat e shtëpisë së Albinës. Tek sa është shitur metri katror dhe sa është blerë metri katror. Këtu ka shkuar SPAK-u. Roberspierizmi politik ka shkuar tek laminatet e kuzhinës së familjes së Erioles në Lalz, dhe është pyetur zdrukthëtari nga Elbasani, dy herë, në mos tre, se spo marrim më vesh. Kjo është drejtësia e re. Ndërkohë që nuk merren me procedurat.