Në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri i Edi Ramës, ka zbuluar se kur kishte nisur plani për goditjen e tij.
Pjesë nga intervista
Çim Peka: Mirëmbrëma. Intervistë e pazakontë. E kemi anonçuar, intervistë që ka ngjallur sigurisht shumë interes. Do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetajt. Të falënderoj që gjete kohën, megjithëse në një kohë shumë të trazuar për ju, megjithëse ka një interes shumë të madh nga publiku që të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn numrin dy të qeverisë së Edi Ramës, e detyruan të largohet nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë e re, për të cilën ashtu si Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.
Pyetje e parë për Arben Ahmetaj, është se pse u larguar nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për tu përballur me drejtësinë.
Arben Ahmetaj: Faleminderit z. Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha në dijeninë time, ju jeni një ndër televizionet e pakta që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët.
Çim Peka: Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.
Arben Ahmetaj: Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.
Çim Peka: Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.
Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit...
Çim Peka: Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.
Arben Ahmetaj: E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.
Çim Peka: Do të flasim gjerësisht për këtë. Një moment te pyetja e parë, sepse këtu fillon gjithçka dhe dyshimet e para. Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se ndoshta jeni i vetmi i akuzuar dhe sulmuar edhe nga kryeministri dhe i hetuar nga drejtësia, që po reagoni. Të tjerët ish-kolegë tuaj, heshtje totale. Pse Arben Ahmetaj, kur është i vetmi deri tani që po reagoni në mbrojtje të të drejtës dhe së vërtetës thoni ju, por edhe kundër vullnetit të kryeministrit. Pra nuk e ka pranuar dënimin e partisë, siç e ka bërë të gjithë ish-kolegët tuaj që janë nën hetim. Pse nuk vendosët të përballeni me drejtësinë fizikisht në Shqipëri, por zgjodhët të largoheshit dhe të mos ktheheshit dhe ta bënit këtë betejë nga jashtë Shqipërie.
Arben Ahmetaj: Dua një marrëveshje me ju z. Peka që të mos më ndërprisni dhe sigurisht unë nuk do të ju devijoj. Këtë ua premtoj. E para unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, nuk më ka ndihmuar, informuar askush.
Çim Peka: Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë.
Arben Ahmetaj: Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që të një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën. Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë gjatë intervistës me ju, jam gati ti marrë një e nga një të gjitha. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë, e uroj të mos e humbas besimin tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani, që nuk është drejtësi e re, është një strukturë e re me të njëjtët njerëz. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.
Pse ishte me frymëzim dhe zell politik.