Bushati: Të hetohet pasuria e Veliajt dhe Ramës. SPAK po bën një hetim për të vrarë të vërtetën

Premte, 02 February 2024 21:44

Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, analisti Andi Bushati u shpreh se, SPAK të bëjë hetimin e pasurisë së Erion Veliaj dhe Edi Ramës. 

 

Sipas Bushatit, SPAK nuk po bën një hetim të drejtë për inceneratorët, por është duke bërë një hetim për të vrarë të vërtetën e inceneratorëve.

‘Argumentimi që i bëri Arben Ahmetaj  direktivës politike që i është dhënë SPAK për ta hetuar çështjen e inceneratorëve në këtë drejtim është shumë bindës.

Ahmetaj thotë, jo me pllakat e shtëpisë time, por me 60 milionëshin ca u bë.

60 milionëshi fillon e zbardhet  po hetove ti të gjithë njerëzit që kanë bërë procedurat e ngritjes së piramidës së inceneratorit të Tiranës.

Mua po më bëni hetim pasuror, duke më numëruar vilat, çarçafët, parketin, pllakat. Duke mos qenë i përfshirë tek procedura, duke mos pasur asnjë firmë që i kam dhënë inceneratorit, shumë mirë them unë që ja kanë bërë hetimin pasuror.

Po pse të mos bëhet i njëjti hetim pasuror edhe për Erion Veliajn, të cilin e kemi me dokumente që ka tejkaluar edhe ligjin për ti dhënë para inceneratorëve.

Po pse të mos bëhet i njëjti hetim pasuror për Edi Ramën që i jep pikët bonus një kompania që nuk është akoma e regjistruar.

Nga mënyra se si u mbrojt Ahmetaj ne kuptuam se SPAK, jo vetëm e ka bërë me dy standarde, por po bën një hetim për të vrarë të vërtetën.

Nëse unë deri dje e quaja Arben Ahmetaj si një nga arkitektët e inceneratorëve, sot unë besoj më shumë versionin që dha Ahmetaj, që duan të më bëjnë mua kokë turku, që përmes kokës time të shpëtojnë kokat e Veliajt dhe Ramës.

Është hera e parë mendoj unë që SPAK-ut ti vihet një njollë publike, që është i përdorur politikisht dhe nëpërmjet mjeteve juridike, po vë në zbatim një direktivë politike që mund të iki dhe Bllako dhe Koka, mund të ikë dhe Ahmataj.

Unë e kam thënë gjithmonë, se SPAK po ta kapësh në thelb është zbatimi i parrullës së Ramës; ka njerëz që kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës time.

Ahmetaj na konfirmoi dje, pikërisht këtë, që SPAK po bën këtë gjë’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

Login to post comments