Aktori Mehdi Malka ka marrë pjesë në protestën pranë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar politikisht nga regjimi autokratik i Ramës prej më shumë se një muaji.
Mbrëmjen e sotme të pranishëm kanë qenë anëtarët e rezistencës “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, të cilët protesuan për më shumë se dy vite në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, por që autokracia e shembi në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme.
Fjala e aktorit të njohur:
Zonja, zotërinj, miq, vëllezër, motra…do bërtasim njëherë fort të gjithë- rroftë Teatri të!
Shqipëria është bërë thela-thela, do ta lemë ne kryeministrin që t’i japë copat si ka qejf ai?
A jemi shqiptar?
A do ta mbrojmë tokën tonë, e kemi mbrojtur nga të gjithë pushtuesit, dhe vjen ky pushtuesi jonë dhe bën si i do qejfi me tokat shqiptare, me ajrin, me detin, me historinë me të gjitha…
Miq të dashur, Teatri, teatri është tempull, teatri është ai që edukon dhe fisnikëron njerëzit…
Në një nga veprat e tija Shekspiri thotë, “thonë se dy hajdutë mbasi panë një shfaqje teatri vajtën u dorëzuan vetë në polici”,- ky është thelbi i teatrit, te dukojë dhe të fisnikërojë popullin e vet…
Këtu kemi një grup me qëndrestarë, edhe qëndistarë, them unë. Edhe kanë qëndisur një protest, jëmi në vitin e 7-të të protestës. Ne duhet të vrasim atë. “ç’më duhet mua”…hajde do vish…ç’më duhet mua, se ai ka frikë se i heqin vendin e punës, se rri pa punë dhe thotë ç’më duhet mua…I duhet se s’bën ati, se jemi shqiptarë dhe na duhen të gjitha hallet e Shqipërisë t’i zgjidhim, na ka rënë barra për t’i zgjidh, do t’i zgjidhim të gjitha. Po që t’i zgjidhim duhet ta shkulim zemrën që t’ia falim Shqipërisë që t’i zgjidhim…