Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së të hënës para parlamentit.
Në fjalën e tij gjatë protestës poshtë banesës në Rrugën e Shpresës, Berisha theksoi se ‘nesër çdo qytetare duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit, pasi parlamenti nuk është i trafikantëve’.
Berisha: Të dashur miq!
Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë.
Se Edi Rama do të pranojë rotacionin.
Edi Rama me ata buldozerë që shembi teatrin, në atë frymë shembi parlamentin. Nesër protestohet para parlamentit si në asnjë tjetër parlament në botë.
23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e parlamentit sepse i kanë përjashtuar Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin parlamentin pronë private dhe jo tempull i demokracisë së qytetarëve.
Ndaj dhe nesër çdo qytetare, qytetarë, duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i trafikantëve.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i krimineleve.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i hajdutëve dhe vjedhësve.