Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë drejtuesin e SPAK Altin Dumanin si autorin kryesor të amnistimit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për aferat e tyre korruptive.
Berisha theksoi se Rama, i akuzuar nga drejtësia amerikane si njeriu që korruptoi kryezbuluesin e FBI, nuk mund të hyjë më në zyrën e kryeministrit.
Berisha: Miqtë e mi!
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga binomi famëzi Dumani-Kraja, Kraja-Dumani.
Akuzat që lëshoi Arben Ahmetaj, nuk janë më të rënda se ato që kemi lëshuar ne ndaj tyre.
Opozita prej shumë muajsh i ka konsideruar ata, shpallur, grup të strukturuar kriminal, organizatë të strukturuar kriminale.
Por përsëri ata që mund të kenë hezituar, mund të mos kenë përlqyer këto etiketime, të cilat në mënyrë më absolute, kurrë nuk mund tu bëheshin, atyre që zbatonin ligjin, asnjëherë në asnjë rrethanë, por u bëheshin se ata janë bashkëpunëtorë monstruoz në krimet më të shëmtuara.
Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve se ndërkohë hetonte pllakat e banjos dhe laminatet e kuzhinës time, Altin Dumani injoronte, nuk hetonte, amnistonte, vidhte së bashku me Erion Veliaj dhe Edi Ramën, 60 mln euro të taksapaguesve.
Arben Ahmetaj pohoi ato që kemi denoncuar, se këta janë një grup i strukturuar kriminal.
Të dashur miq!
Me modelin e hetimit të Arben Ahmetaj që zgjodhi Altin Dumani, ai dëshmoi se është autor kryesor i amnistimit të Edi Ramës, të Erion Veliajt.
Sepse ai për të mashtruar shqiptarët u hodhi kokën e turkut, duke mos hetuar procedurën e djegësit, por duke hetuar pllakat e banjos, laminatet dhe burimet e të ardhurave të Arben Ahmetaj.
Ndërkohë edhe sot e kësaj dite ky prokuror kriminel nuk prek kontratën kriminale.
Edhe sot e kësaj dite ky prokuror kriminel nuk anullon kontratën kriminale, sipas të cilës përveç 110 mln të zhdukura deri më tani, qytetarëve të Tiranës u merren çdo ditë 80 mijë euro për djegien e plehrave që nuk digjet asnjë kilogram.
Çfarë është ky. A nuk është ky bashkëhajdut njësoj si Erion Veliaj.
A nuk është ky puseta e gjirizit të korrupsionit qeveritar.
Miqtë e mi!
Kurrë të mos harrojmë se ka dy armë për të vrarë shpresën e një kombi.
Njëra është rrëmbimi i votës, tjetra është rrëmbimi i drejtësisë.
Ndaj o sot o kurrë, qytetarët shqiptarë të ngriheni kundër armikut kryesor të votës së shqiptarëve, Edi Rama.
Të ngriheni kundër armiqve të ligjit dhe të drejtës tuaj, Dumanë dhe kompani.
Kjo betejë është vendimtare.
Edi Rama mendon se duke asgjësuar parlamentin, arrestuar kreun e opozitës, do të vendosë paqen e tij.
Do të heshtë me dhunën e policisë dhe drejtësisë, çdo zë opozitar.
Prandaj o sot o kurrë, nesër para parlamentit.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i kriminelëve, nuk është i banditëve.
Koha fton çdo qytetar të ngrihet o sot o kurrë në mosbindje civile.
Nuk mund të hyjë në zyrë Edi Rama, ky hajdut i damkosur, i akuzuar nga drejtësia amerikane si njeriu që korruptoi kryezbuluesin e vendit udhëheqës të NATO.
Nuk duhet të hyjë në zyrë Edi Rama, ky armik i egër i opozitës, që me procese politike kërkon të asgjësojë atë.
Nuk mund të hyjë në zyrë Edi Rama, njeriu që kanabizoi Shqipërinë.
Njeriu që vetën në aferën e djegësave ka vjedhur 200 milionë dhe priste të vidhte 1 miliardë.
Nuk mund të hyjë në zyrë Edi Rama, njeriu që po grabit 1.4 milionë metër katrorë në Portin e Durrësit me Alabarin e tij për Dubai City.
Në këmbë qytetarë, o sot o kurrë në këtë betejë pa kthim, në mosbindje civile.
O sot o kurrë drejt fitores.
Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, opozita shqiptare.
Nderim të pakufishëm artistëve dhe të gjithë anëtarëve të lëvizjes për Teatrin.
Lëvizja për Teatrin është lëvizje për kulturën, për identitetin, për simbolin më të arrirë të kombit tonë.
Faleminderit,
Fitore, fitore fitore.
Nesër në ora 5, Shqipëria përpara parlamentit.