'Shqipëritë’ tona i ka zënë dhe i ka mbuluar ‘harami’ i hajdutërisë!

Hënë, 05 February 2024 15:52

Nga Kim Mehmeti:


‘Shqipëritë’ tona nuk janë të rrezikuara nga spektaklet që i ka e gjithë bota e ku ‘budallenjtë’, të paturpshmit e të pamoralshmit bëjnë garë mes vetes për ‘çmimin e madh’ dhe ku ata shpallen ‘modele’ suksesi të shqiptarisë, as pse aq shumë u shlyen tabutë sa së bashku me to u zhbë edhe turpi, por pse u bëmë shoqëri ku fati i të diturit, të ndershmit e të moralshmit është në duart e injorantit dhe hajdutit. 

E keqja e ‘Shqipërive’ tona nuk ka të bëjë me ekranet ku garojnë mes veti gjinjtë e cullakosur me dhjetëra kilogram silikon në to dhe vithet e zhveshura ‘njëtonëshe’ të mbushura me dhjamë ‘maceje’, por me të vërtetën e dhembshme se jemi bërë shoqëri ku nuk ka thuajse asnjë vlerë truri i ‘bukur’.

Po pra, e keqja e ‘Shqipërive’ tona nuk buron nga ‘investitorët’ që e shpërblejnë shthurjen, paturpësinë dhe amoralin, por pse e prumë punën deri aty sa i riu shqiptarë të mos lumturohet kur dikush e shpërblen me ndonjë bursë për të studiuar në Perëndim, por kur ia mbulojë harxhimet për ta bërë trupin si të porsalindur nga kirurgu.

Dhe ‘Shqipëritë ‘ tona së pari herë nuk janë të rrezikuara nga asnjë armik i jashtëm apo i brendshëm, por nga sasia e madhe e lekëve të fituar pandershëm, nga hajdutët e pushtetshëm që u bënë ‘modele’ suksesi dhe si të tillë investojnë shumë për ta bindur rininë tonë se nuk të vlejnë gjë aftësitë personale e as dituria, por leku që të bënë të bukur e të mençur edhe  kur je i budalla i shëmtuar.

Shkurt e shqip: ‘Shqipëritë’ tona i ka zënë dhe i ka mbuluar ‘harami’ i hajdutërisë dhe pandershmërisë, mbase shkaku se në to nuk ka mjaftueshëm ‘buldozerë’ të mençurisë, të ndershmërisë dhe të atdhetarisë, e që do mund ato t’i pastronin nga ky pleh që është duke e ‘kalbur’ më të vlefshmen që kishte dhe që ka shqiptaria – familjen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...