Dokumenti/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese detyrohet të gënjejë për çështjen “Beleri”

Hënë, 05 February 2024 15:55

Mbajtja e Fredi Belerit sa më gjatë në burg është një mision që duhet përmbushur me çdo kusht nga prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, qoftë edhe përmes shpikjes së justifikimeve të paqena. Kësaj radhe ka qenë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që për të justifikuar detyrën që i është dhënë ka artikuluar publikishit një të pavërtetë.

Kur u pyet nga gazetarët se përse nuk merr një vendim për ankimin e Fredi Belerit, të cilin e ka marrë në shqyrtim që në shtator të vitit të kaluar, Zaçaj është përgjigjur se “Ne nuk kemi filluar ende, po shqyrtojmë akoma çështje të majit. Është duke u përgatitur”.

Por për ta shoqëruar përgjigjen me një arsyetim, ka shtuar se “Nuk ka ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët në proces. Kur relatori i çështjes të jetë gati, do të mbahet seanca”.

Pohimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se nuk ka një kërkesë për përshpejtim të vendimit nuk është i vërtetë. Lapsi.al është njohur me një kërkesë të banorëve të Himarës që është depozituar në Gjykatën Kushtetuese disa muaj më parë. Banorët kërkojnë kthimin në normalitet në bashkinë e tyre, njësoj siç ka ndodhur në të gjitha bashkitë e tjera pas zgjedhjeve vendore gjë që duhet të ndodhë sa më parë që gjykata të marrë një vendim.

“Ne që po ju drejtohemi me këtë kërkesë jemi 197 banorë të Bashkisë Himarë. Pranë jush, që prej muajti tetor është duke u gjykuar masa e sigurimit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri dhe deri tani nuk ka datë për gjykimin e saj.

Ne jo vetëm si votues të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, por kryesisht si banorë të Bashkisë Himarë, paraqesim interesin tonë për zhvillimin sa më të shpejtë të gjykimit të çështjes së tij, për të vendosur në vend një padrejtësi që na është bërë si komunitet, duke u arrestuar kandidati i mbështetur prej nesh, dy ditë para zgjedhjeve, me qëllim që të na bënin presion të mos e votonim. Është e domosdoshme të kthehet në normalitet edhe kjo Bashki, si çdo bashki tjetër ku u zhvilluan zgjedhjet vendore.

Mund të themi me bindje të gjithë, që Bashkia Himarë, është simboli i bashkëekzistencës sot po përgojohet, dhe po tentohet të vihet në rrezik nga pseudo-patriotë, në qeveri apo jashtë saj. Zgjatja e gjendjes së pasigurisë së qeverisjes vendore që po ndodh po e shton këtë rrezik” thuhet në letrën e banorëve të Himarës siç shihet më poshtë.

Ankimi i Fredi Belerit synon “shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën”, të një serie vendimesh të gjykatave qw nuk e kanw lejuar tw betohet. Bëhet fjalë për vendimin e parë të Gjykatës së Posaçme, atë të Apelit si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Arrestimi i tij ndodhi nw 12 Maj, dy ditw para zgjedhjeve lokale. Burgosja e Belerit u parapri nga sulme tw forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe mw vonw SPAK dhe GJKKO që e mbajtwn nw burg kandidatin e opozitws, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Kjo deklaratë e Holta Zaçajt sot tregon se edhe Gjykata Kushtetuese është shtuar rreshtit tw gjatë të institucioneve të drejtësisë që janë ulur në gjunjë para pushtetit të kryeministrit Rama./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...