Kompania ICARE, në një dokument të siguruar nga Kapitali.al i gazetarit Klodian Tomori raporton se, nuk ka asnjë lidhje me investimin e inceneratorit të Tiranës dhe është tërhequr nga ky projekt kohë më parë.
Gjithashtu theksohet se shtetasi Blerim Hoxha nuk ka asnjë funksion apo rol në këtë kompani dhe gjithashtu ICARE në Shqipëri është diçka tjetër dhe nuk ka lidhje me financimin në landfillin e Tiranës.
“Në maj 2022, lcare Holding SA u mandatua nga GeoGenix BV me qëllim ndërtimin e një inceneratori në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sigurojë financimin e veprës. Financimi i impiantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye Icare Holding SA doli nga projekti në nëntor 2023,” thuhet në deklaratën zyrtare të Icare Group.
CNA po sjell një dokument i cili tregon një mbledhje të zhvilluar në 1 shtator të 2022 ku shtetasi Blerim Hoxha është përfaqësuesi i kompanisë ICARE në Taki.
Ky dokument, që është një marrëveshje mdidis palëve tregon qartazi rolin e ICARE dhe kompanisë së Alberto Presezzit në marrëdhënie me inceneratorin e Tiranës me pronësinë e kompanisë Geogenix dhe në bashkëortakëri si person të tretë me Giuseppe Ciaffaglione prej të cilit ka blerë dhe 40 % të aksioneve.
CNA ka publikuar dhe disponon kontratat e shitjes me kusht të aksioneve për 9 vite të kompanisë Geogenix në lidhje me inceneratorin e Tiranës, gjetjen e financimit 100 milionë euro dhe marrjen e një fi-je prej 25 milionë euro nga ICARE dhe kompania Bruno Presezzi.
Sipas kontratave, shitja është me kusht për 9 vite. ICARE së bashku me Presezzin siguronin financimin dhe për 9 vite merrnin në përdorim inceneratorin e Tiranës.
Ky është një fakt i provuar me dokumente.
Në rast se ICARE është tërhequr në nëntor apo dhjetor të 2023 siç pretendohet nga kompania nuk do të thotë se ICARE nuk ka qenë e përfshirë.
Fakti është që janë bërë transaksionet, janë bërë kontratat e shitblerjes dhe gjithashtu është kryer dhe procesi i gjetjes së parave 100 milionë euro nga Dubai në SHBA apo me tentativa për të hapur llogari bankare në Qipro ku është refuzuar, e deri në Hungari një fakt ky tashmë i provuar dhe i publikuar në disa materiale nga CNA dhe gazetarë të tjerë.
Ndoshta tërheqja rastësisht e kompanisë ICARE nga invetsimi është në të njjëtën kohë me arrestimin e shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos i denoncuar nga Belind Këlliçi ndërkohë që CNA më parë kishte publikuar dhe strukturën e lidhjes me komapninë në SHBA ku do të vinin 100 milionë euro si investim për inceneratorin e Tiranës.
Ndoshta është e rastësishme por tërheqja e ICARE-s vjen menjëherë pasi në SHBA është arrestuar ky shtetas dhe nga ana tjetër mund të theksohet dhe fakti se nuk ka një dokument zyrtar të publikuar nga kompania ICARE që tregon revokimin apo kthimin e aksioneve pasi ICARE pretendon që është tërhequr nga inceneratori i Tiranës por ende në QKB figuron aksioner dhe CNA do të verifikojë dhe në regjistrin tregtar të Holandës çfarë ka ndodhur?
A është e vërtetë tërheqja e ICARE-s, apo është thjeshtë dhe vetëm një skemë?
Gjithashtu në dokumentin e mëposhtëm provohet fakti i pjesëmarrjes së Blerim Hoxhës si përfaqësuesi i ICARE në diskutimet për investimet e inceneratorit të Tiranës./ CNA/