Nga Alba Kepi:
Opozita italiane kërkon në Senat një panoramë të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.
Senatorët e opozita i kërkojnë Ambasadorit Buci një relacion të shkruar mbi ç'po ndodh.
Marrëveshja mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë ka mbërritur në Senatin italian.
Në fokus të saj, senatorët e opozitës, Lëvizja 5 Yje e Partia Demokratike, kërkojnë të analizojnë zhvillimet politike në Shqipëri, por partitë e djathta hedhin poshtë propozimin e tyre.
Kohë e pamjaftueshme për ta analizuar e dëgjesa më specifike mbi impaktin e tij kanë qënë fokusin e debatit në komisionet e senatorëve.
Syri Tv zbardh kalendarin e votës së Paktit Itali - Shqipëri mbi emigracionin në Dhomën e Senatit të Parlamentit italian si dhe kërkesat e senatorëve; Ambasadori Bucci të hartojë një notë të shkruar mbi ndjenjën e popullsisë shqiptare mbi marrëveshjen e emigracionit Itali Shqipëri si dhe të jap një vlerësim si përfaqësues diplomatik mbi përmbajtjen e këtij Pakti si dhe mbi subjektet institucionale shqiptare të përfshira në të.
Komisionet e senatit italian kanë ftuar të rerferojë në Senatin Italian dhe zëvendës Kryekomisioneri europian Margaritis Schinas, i cili e ka refuzuar këtë ftesë duke e konsideruar të papërshtatshme të ndërhyjë pasi është një dispozitë që po shqyrtohet nga Parlamenti Italian.
Vota e Senatit Më 7 shkurt.
Më 7 shkurt Dhoma e Senatit ka vënë në axhendë votën mbi Paktin e emigrancionit mes Italisë e Shqipërisë, e prej disa ditësh komisionet përkatëse të Senatit po analizojnë përmbajtjen e tij.
Në Dhomën e Senatit, ashtu sic u krye dhe në Dhomën e Deputetëve, kalendarizimi i axhendës së punimeve të komisioneve dhe të Asamblesë për votën finale mbi Paktin, u krye me shpejtësi nën orientimin e qeverisë Meloni.
Më 31 janar 2024 e deri më 2 shkurt 2024, Komisioni i Cështjeve Kushtetuese, Komisioni i Cështjeve të Jashtme e Komisioni i Mbrojtjes nisën diskutimet mbi draftin e hartuar nga qeveria Meloni.
Senatori Alessandro Alfieri i Partisë Demokratike e anëtar i grupit të senatorëve PD-IDP kërkoi të zhvillohet një reflektim më i thelluar mbi këtë marrëveshje me vështrimin ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.
Po të njëjtën linjë mbështeti dhe senatori i Lëvizjes 5 Yje Bruno Marton i cili kërkoi vlerësimin mbi impaktin që ky pakt ndërkombëtar ka në procesin e nënkontraktimit që vendos mbi menaxhimin e emigracionit nga qeveria italiane në një vend të huaj.
Kryetari i Komisionit të Cështjeve Kushtetuese senatori Alberto Balboni sugjeroi që t'i kërkohet kryesisë së Senatit, një ndryshim i programit të punimeve të axhendës për më shumë kohe të analizës së senatorëve të opozitës.
Por relatori i këtij drafti Marco Lisei u shpreh se kalendarizimi i diskutimeve e votës së senatorëve është vendosur nga takimi i kryetarëve të grupeve e se është e tepërt të kërkohet një seancë dëgjimore mbi klimën politike në Shqipëri apo ndjenjën e popullatës shqiptare.
Sipas tij "aspektet teknike e ligjore janë shqyrtuar gjatë analizës në dhomën e deputetëve e nuk ka nevojë për hetime të mëtejshme".
Tre komisionet e senatorëve vendosën të thërrasin në seancë dëgjimore Ambasadorin italian në Romë, Fabrizion Bucci i cili në pamundësi për të qënë i pranishëm qoftë fizikisht apo në video konferencë, i është kërkuar të përcjellë një relacion të shkruar mbi ndjesinë e publikut shqiptar mbi këtë Pakt si dhe një vlerësim diplomatik mbi të e mbi institucuonet shqiptare që janë përfshirë në të.
Ky relacion pritet të mbërrijë në Senatin italian sot më 5 shkurt 2024.
Po sot komisioni i Cështjeve Kushtetuese, Komisioni i Punëve të Jashtme, Komsioni i Mbrojtjes do të marrë në analizë dhe amendamentet e propozuar nga senatorët.