Veliaj i çoi fondet e arsimit te inceneratorët/ Manastirliu i devijon pyetjeve të gazetarëve

E mërkurë, 07 February 2024 14:21

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu i devijoi sot pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

Ajo u pyet në lidhje me skandalin se kryebashkiaku Erion Veliaj ka hequr 6 milionë euro fonde të arsimit nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për t’ia dërguar inceneratorit inekzistent. 

 

Manastirliu nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se fondet dedikuar për arsimin janë rritur.

Më pas, ajo u pyet për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Por në vend që të shpjegonte se përse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, Manastirliu braktisi konferencën.

 
Login to post comments