Deri në këto momente që flasim Sekretari Blinken ka të konfirmuar një takim me kryeministrin Rama dhe një me drejtuesin e momentit në SPAK, Altin Dumani.
Bie në sy që pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Begaj për një takim me Sekretarin e Shtetit Blinken, ka një refuzim deri tani me argumentin që Blinken është ‘thjesht’ Sekretar Shteti (ekuivalent i Ministrit të Jashtëm) e Begaj është kryetar shteti, pra hierarki më e lartë.
Por kjo duket qartësisht që është një argument për të anashkaluar takimin me një President që është një ministër më shumë në qeverinë e Edi Ramës me qendrimet që ka mbajtur. Sigurisht që Rama do të mundohet ta shesë si zgjedhje e Blinken për të takuar vetëm Ramën pasi në fakt ky është shteti i Edi Ramës.
Ajo që po mbahet sekret është zbritja në Rinas në të njëjtën kohë me sekretarin Blinken, edhe të një avioni me afganë, ku Sekretari Blinken do të asistoje në procedurat e pranimit të tyre nga autoritetet shqiptare, ashtu siç u ishte premtuar kur SHBA u larguan në mënyrë të papritur nga Afganistani, duke lënë edhe një pjesë të bashkëpuntorëve të tyre afganë në dorë të talebaneve që e rimorën pushtetin pas 20 viteve, pikërisht pas tërheqjes kaotike amerikane nën garancinë e deklaratës së Sekretarit Blinken.
Mesohet që Blinken do ta shoqërojë edhe Xhejms Rubin, një zë i njohur i diplomacisë amerikane në përkrahje të Kosovës, ose përndryshe e kundërta e Chris Hill në kohën e administratës Clinton.
Burime pranë opozitës së emëruar të Bashës thonë se Blinken do të shoqërohet edhe nga Yuri Kim dhe që Basha deri në këto momente ka dështuar t'i marrë një takim edhe ish-ambasadores Kim.
Vlen te theksohet se kjo është vizita e parë e një Sekretari Shteti që nuk takon asnjë përfaqësues të opozitës me konflikte të brendshme edhe si pasojë e vendimit të tij për të shpallur Sali Berishën si person të padëshiruar në SHBA.