Në fund të fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se, koha e gjykimit të tij ka ardhur.
Sipas Berishës, gjykimin nuk do të ja bëjnë Ramës, mercenerët e tij, por mijëra shqiptarët e revoltuar që do të mblidhen në protestën e 20 shkurtit.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Edi Rama, koha jote mbaroi!
Mbaroi koha e inceneratorëve, në flakët e tyre do përfundosh bashkë me Erion Veliajn dhe hajnat e tjerë.
Edi Rama, mbaroi koha e vjedhjeve të tua të shekullit, erdhi koha e gjykimit, por jo nga mercenarët e tua, Dumanë, Kraja e kompani, por me 20 shkurt nga qindra-mijëra qytetarë të revoltuar.
Mbaroi koha e bandës dhe e drogës, erdhi koha e ligjit dhe e drejtësisë të qytetarëve të revoltuar.
Edi Rama, mbaroi koha e McGonigal, erdhi koha e drejtësisë, mbaroi koha e burgosjeve politike, erdhi koha e fatit të babait tënd shpirtëror.
Më 20 shkurt 1991, luani u zgjua. 20 shkurti është dita e qytetarëve.
20 shkurti është koha e demokracisë, 20 shkurti është dita e pluralizmit, 20 shkurti është koha e lirisë, 20 shkurti është koha e fitoreve, është ëndrra evropiane, është koha e shpëtimit të Shqipërisë, sepse kauza jonë është demokracia.
Sepse kauza jonë është pluralizmi.
Sepse kauza jonë është dinjiteti njerëzor.
Sepse kauza jonë është e ardhmja evropiane e Shqipërisë.
Sepse kauza jonë është ripopullimi i Shqipërisë.
Kauza jonë është nxjerrja e shqiptarëve nga varfëria.
Miq, o sot, o kurrë, ta bëjmë Shqipërinë si Europa.
20 shkurti, gati për fitore. Ne jemi bashkë, ne jemi të pandalshëm, ne jemi fitorja.
Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti ju bekoftë ju fitimtarë, shpëtimtarët e kombit.
Fitore, fitore, fitore!