Skandali/ Si i shiti vartësi i Veliajt Ulsi Manjës truall me kontratë fiktive disa fish më ulët se çmimi i referencës

E mërkurë, 14 February 2024 21:57

Arben Maloku, ish-vartës i Erion Veliajt, i cili njihet si personazh që ka përfituar miliona euro tendera publikë nga Bashkia e Tiranës. Ish-kreu i Njësisë Administrative Zall Herr, është themelues dhe pronar i kompanisë ARB TRANS, përmes të cilës ka marrë 19 tendera me vlerë 6.1 milionë euro nga bashkia, gjatë kohës që ishte edhe zyrtar i saj.

Tenderat janë fituar në konflikt të hapur interesi dhe shkelje të ligjeve për prokurimin publik. Arben Maloku, gjithashtu dyshohet se ndërtoi një pallat pa leje gjatë kohës që ishte vartës i Erion Veliajt, në zonën e “Myslym Shyrit”. Mesa duket, ai nuk është i vetmi pallat i ndërtuar nga Maloku, pasi sipas kontratës që disponon Syri, Maloku ka disponuar pronë edhe në Zonën e Farkës, të cilën e ka përdorur për qoka dhe shitje fiktive, siç është rasti i kësaj kontrate që disponon Syri.net, ku ministri aktual i Drejtësisë, Ulsi Manja, blen nga Maloku truall 1000m katror, 30-milionë lekë të vjetra në një nga zonat më të shrenjta të Tiranës. (Liqeni i Thatë).

 
 
 

ImageImage

Gjatë tetë viteve të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, duket se Erion Veliaj ka favorizuar vartësit e tij, të cilët kanë përfituar tendera publikë nga institucioni ku kanë qenë drejtues, por edhe kanë ndërtuar pallate paleje duke mos u frikësuar nga autoritetet. 

Arben Maloku është emëruar Administrator i Njësisë Zall Herr pasi Veliaj mori drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Gjatë kohës që Maloku mori post publik në Bashkinë e Tiranës, Maloku kryen një shitje fiktive të kompanisë për të fshehur konfliktin e interesit.

Konkretisht, në vitin 2018, Arben Maloku ia shet kompaninë ARB-TRANS shtetasit Fatmir Firi, i cili rezulton se është vjehrri i tij.

Më pas, Fatmir Firi u arrestua për mashtrim me TVSH dhe deklarim të faturave viktive për vitin 2019. Por ky nuk është i vetmi skandal, pasi në vitin 2021 Fatmir Firi i dhuron 100% të kuotave shtetasit Shyqyri Malokut, i cili është babai i Arben Malokut.

Pra, vetëm ky fakt ngre dyshime të arsyeshme se Arben Maloku ka qenë pronari faktik i kompanisë edhe gjatë kohës që ai ishte vartës i Erion Veliajt. Por, skandali nuk qëndron vetëm këtu. Po në vitin 2021, Maloku kryen një shitjen fiktive të truallit në Farkë, Ulsi Manjës.

Pas daljes së skandalit të ndërtimit të 2700 m2 në “Myslym Shyri” pa leje, Veliaj u detyrua ta shkarkonte Malokun nga Njësia  Administrative Zall Herr, në vitin 2022, për të mbuluar gjurmët.

Siç edhe faktohet përmes kësaj kontrate shitjeje, jo vetë Veliaj, por edhe vetë ministri Drejtësisë Manja është kokë e këmbë i implikuar në një skemë mashtrimi dhe allishverishi.

Image

Çmimi i referencës për Zonën e Farkës është 115.200 lek, çmimi me të cilin e ka blerë Manja është 30.000 lek m2. Pra, është sa dyfishi edhe i referencës së vjetër, që ka qenë 66.500 lek m2.

Modifikuar më E mërkurë, 14 February 2024 22:02
Login to post comments