Analisti i njohur, Andi Bejtja, ka komentuar fjalimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në takimin e tij me të rinjtë te Piramida, ku i pranishëm ishte edhe kryeminisri Rama.
Gjatë fjalës së tij disa minutëshe, Sekretari Blinken, pjesën më të madhe ia kushtoi kualifikimit të ekipit kombëtar të futbollit për në Euro2024, nga kjo ka marrë shkas anilisti Bejtja për të ironizuar se sipas kohës që shpenzoi në fjalën e tij Blinken, njeriu më i rëndësishëm për amerikanët në Shqipëri qenka Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Postimi i Bejtes në Facebook:
Deri tani duke u nisur dhe nga minutazhi qe zuri ne fjalen e Sekretarit Blinken kualifikimi i Shqiperise ne Europian, duket qarte qe njeriu me i rendesishem per Amerikanet ne Tirane eshte Armand Duka....te shofim neqoftese nderrohet ŕadha pas konferences per shtyp....