Gazetari i njohur amerikan: Blinken ka lidhje të fuqishme me Sorosin, prandaj sanksionoi Berishën të parin

Tuesday, 20 February 2024 00:27
Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, autor i një libri best-seller për Sorosin, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV për të komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.
 

Ai tha se Blinken ka lidhje të fuqishme me Sorosin, prandaj vendosi të sanksionojë liderin e opozitës, Sali Berisha. 

 

“Brenda administratës Biden, që duhet të them se është më majtistja që kemi parë ndonjëherë në qeverinë amerikane, ne kemi këtu organizatën e Sorosit, e cila ndikon fuqishëm në administratën tonë.

Në administratën e Biden, Blinken ka lidhjet më të fuqishme me Sorosin. Pasi Blinken u bë Sekretar i Shtetit, një nga gjërat kryesore që bëri ishte sanksionimi i liderit të opozitës, zotit Berisha. 

Nuk është rastësi për shkak të lidhjeve të tij me Sorosin që mori këtë vendim.

Prindërit e Antony Blinken janë kontribuues të mëdhenj në organizatën për Shoqëri të Hapur dhe emrat e tyre shfaqen shpesh në dokumente që lidhen me Sorosin.

Antony Blinken është i qartë që ka lidhje me Sorosin.

Sanksionet që ndërmori kundër Berishës kanë lidhje të drejtpërdrejtë me një institut, që quhet Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim.

Ky grup financohet nga Soros dhe drejtohet nga Dalina Fico, që ka qenë e fejuar me Edi Ramën.

Sanksionet kundër Berishës janë kryer nga një grup i financuar nga Sorosi, që lidhen me Edi Ramën.

Pastaj ishte një person, prindërit e të cilit kanë lidhje me Sorosin, që i shtyu më tej këto sanksione. Është një hipokrizi e madhe nga ana e tyre,” tha Palumbo.

“Sanksionimi i Berishës u bë përpara se të çeleshin akuzat dhe përpara se të ngriheshin padia.

Blinken, përveç Edi Ramës, takoi edhe kreun e SPAK, i cili që në krye të herës ngriti akuzat.

Pra takohet ekskluzivisht me personat që janë pjesë e atyre që atakojnë partinë opozitare dhe takohet me ata persona që atakojnë liderin e kësaj partie.

Kjo tregon se administrata e Biden është e gatshme të punojë me këdo që mbështet interesat e tyre,”shtoi Palumbo.

Modifikuar më Tuesday, 20 February 2024 00:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...