Shtyhet seanca ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha lidhur me kërkesën e tij për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Shkak është bërë fakti që gjyqtarja Irena Gjoka është në një proces tjetër gjyqësor.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhejtorit të 2023.
Ky rast e rendit Shqipërinë ndër vendet diktatoriale, kur lideri i opozitës së një vendi mbahet në arrest për dy edhe pse ndaj tij nuk ekziston asnjë akuzë konkrete.
Për më tepër gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është dëshmuar si person në konflikt të hapur interesi me çështjen, pasi është shkarkuar nga Sali Berisha, në cilësinë e kreut të KLD, si gjyqtare në vitin 1996 për paaftësi në kryerjen e detyrës, ka refuzuar të dorëhiqet nga çështja dhe as nuk është marrë masë nga organet përkatëse për zëvendësimin e saj për këtë shkak.