‘Basha, klloun i qeverisë’/ Gjekmarkaj-gjykatës: Çoje vulën e PD aty ku është shumica

Tuesday, 27 February 2024 18:25

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke folur për situatën brenda Partisë Demokratike, deklaroi se i vjen keq që Lulzim Basha është kthyer në një klloun të qeverisë.

I ftuar në rubrikën në News 24, Gjekmarkaj theksoi se Basha nuk ka as vulë e as sigël të PD-së. Ai shtoi se zgjedhjet që ai ka bërë në Partinë Demokratike nuk janë njohur. Për Gjekmarkajn, gjykata duhet t’ja japë vulën shumicës. 

 

Gjekmarkaj: Sa i përket ligjit për amnistinë penale, maxhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratike. Do doja që Blinken të vizitojë përfaqësues të opozitës. Edhe zoti Blinken kur ishte në Tiranë nuk e kritikoi opozitën për asgjë dhe kjo ka rëndësi të madhe. 

 
 
Login to post comments