Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet balltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.
“Sa i përket këshillës fakti që jemi këtu sot në një tryezë, të gjithë së bashku kemi shembuj historik dhe mendoj që kemi një shembull të mirë që kemi ardhur dhe jemi bashkë. Është një rrugë për tu mbrojtur. Unë mendoj se ajo që po ndodh është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur rreth një tryeze”, tha Zelensky.
Zelensky: Fakti që ndodhemi këtu sot në një tryezë të gjithë bashkë, kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme. Është mënyrë për tu mbrojtur dhe rrugë drejt paqes. Nuk është këshillë, mendoj që ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Mbase nuk është e thjeshtë për ata të ulur në tryezë, por edhe për shoqëritë e tyre. Nuk i kushtojmë rëndësi provokimeve pasi ato vetëm përçajnë. Vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do bëjë diçka për destabilitet.
Nuk e ka gëlltitur dot atë që po ndodh në Ukrainë. Rusia do përpiqet të përdorë taktika për të shtuar ndikimin e saj.